Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH inicion dy tenderë mbi 5.4 milionë Euro me Procedurë të kufizuar: Nuk kufizohet konkurrenca

Lajme 20/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 5.4 milionë është vlera e parashikuar e dy tenderëve të iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të kufizuar. Nga kjo ministri i kanë thënë Gazetës se kjo procedurë nuk e kufizon konkurrencën e operatorëve ekonomik.

Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar tenderët për ndërtimin e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Istogut dhe Drenasit. Vlera e këtyre tenderëve është mbi 5.4 milionë Euro, shkruan Gazeta Shneta.

MSH ka vendosur që këta dy tenderë t’i iniciojë me Procedurë të kufizuar. Kjo procedurë e rregulluar me Ligjin e Prokurimit Publik Neni 32, nënkupton dy faza: para-kualifikimi dhe faza e tenderimit.

Operatorët ekonomik i dorëzojnë dokumentet në fazën e parë dhe zyrtarët e MSH-së vendosin se cilat prej tyre i plotësojnë kriteret për t’u kualifikuar në fazën e tenderimit.

“Pra, procedura e kufizuar është e njëjte si procedura e hapur, sepse lejon çdo Operatore ekonomik që të dorëzoj dokumentet për parakualifikim dhe vetëm ata operator ekonomik te cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në dokumentet e parakualifikimit ftohen që të dorëzojnë ofertat e tyre financiare”, thuhet në një përgjigje të MSH-së për Gazetën.

“Pra, dallimi kryesor është se në procedurën e hapur me një fazë operatorët ekonomik dorëzojnë informacion e përzgjedhjes dhe tenderët në të njëjtën kohë, ndërsa  në procedurën e kufizuar OE  se pari dorëzojnë  informacionin e përzgjedhjes (para-kualifikimi) dhe  pastaj AK fton vetëm OE të përzgjedhur për të dorëzuar tenderët”, thuhet në përgjigje.

Tutje nga kjo ministri kanë deklaruar se duke kufizuar numrin e operatorëve në fazën e tenderimit, ulen shpenzimet e Autoritetit Kontraktues. Ndërsa sipas tyre nuk kufizohet konkurrenca.

“Kufizimi në numrin e ofertuesve (fazën e dyte) mund të ndihmoj në shmangien e kostove të panevojshme që ndërlidhen me OE që nuk janë të përgjegjshëm”.

“Kjo procedure është në përputhje me LPP dhe legjislacionin në fuqi dhe nuk ka kufizim te konkurrencës. Për me tepër kjo procedurë e rrit konkurrencën, sepse kjo procedure kërkon që çdo OE i interesuar te dorëzoj vetëm dokumentet e kualifikimit pa implikime financiare”, kanë deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDonatori i organeve në Shkup shpëton katër jetë: Me zemër, mëlçi dhe veshkët
Artikulli i rradhës Çaji për dobësim i ndaluar në Evropë e Amerikë, në Kosovë shitet pa asnjë pengesë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.