Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çaji i ‘rusit’ po i bënë kosovarët për spital

Lajme 03/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri më i madh i pacientëve që kërkojnë trajtim në Kirurgjinë Plastike në QKUK, janë ata me djegie të ndryshme. E djegiet më të mëdha vijnë nga pakujdesia me ibrikët e çajit të zi, ndryshe i njohur si çaji i ‘rusit’

Klinika e Kirurgjisë Plastike në QKUK është e vetmja qendër referente për pacientët kosovarë që kërkojnë ndihmë për trajtimin e djegieve. Në këtë klinikë poashtu trajtohen edhe patologjitë e shuplakës së dorës, lëndime të ndryshme si dhe sëmundje kongjenitale tek fëmijët, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë klinikë bëhet trajtimi i tumoreve beninje dhe malinje në secilën pjesë të trupit. Një projekt që ka filluar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është edhe rekonstruktimi i gjirit pas heqjes tek gratë të cilat kanë karcinoma dhe bëjnë amputimin e gjirit. Deri më tani janë kryer dy intervenime të tilla.

Në këtë klinikë ka vetëm një sallë operative çka bënë që pacientët të presin deri në një muaj në mungesë të hapësirave për trajtim. Brenda ditës kryhen 4 deri 5 operacione. Gjatë muajit prill janë kryer 145 operacione, ndërsa në ambulanten specialistike janë kryer 680 shërbime.

Mjekja Violeta Zatriqi thotë se në këtë klinikë ka kapacitete të mjaftueshme mjekësore për trajtimin e të gjitha patologjive, por megjithatë ka mungesë të kushteve dhe hapësirave për të kryer shërbimet.

Zatriqi thekson mungesën e një qendre të djegies për të cilën thotë se gjendet pothuajse në çdo shtet. Ajo shton se në këtë qendër do të trajtoheshin ekskluzivisht vetëm pacientët me djegie të cilët do të kishin dhoma të veçanta me mundësi për pastrim dhe laborator dhe një qendër gjysëmintensive. Për momentin gjysma e klinikës është e improvizuar për këtë shërbim.

“Është shumë në interes të madh sepse një avari apo incident në termocentrale apo dikund tjetër, mund të vijë deri te djegia e një numri të madh të pacientëve dhe ku do t’i trajtojmë ata”, deklaron Zatriqi.

Ajo thotë se pacientët me djegie mbi 40 për qind duhet të trajtohen jashtë vendit dhe për këtë është kosto e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri më i madh i pacientëve që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë, janë pikërisht nga djegiet. Ato ndodhin zakonisht nga uji i nxehtë, kur fëmijët prekin ose bien në kazanë me ujë të vluar e poashtu një numër i madh i pacientëve digjen edhe nga ibrikët e çajit.

“Konsumimi i madh i çajit dhe nga pakujdesia, kemi shumë raste që vijnë me djegie nga ibrikët. Poashtu kemi numër të madh të pacientëve që janë punëtor të KEK-ut të cilët digjen nga rryma dhe në shumë raste kemi edhe amputime sepse janë djegie të thella”, deklaron doktoresha.

Për momentin në këtë klinikë ka filluar edhe shërbimi i mikrokirurgjisë me një ekip prej 4 kirurgëve të cilët janë trajnuar në Irlandë dhe Suedi. Këta kirurgë bëjnë riimplantimin e gishtit të këputur në aksidente. Ky shërbim për momentin kryhet me anë të metodave me llupa, ndërsa Zatriqi thotë se SHSKUK iu ka premtuar se do t’i pajisin me mikroskop.

Edhe në këtë klinikë, sikurse në të tjerat ka mungesë të madhe të barnave dhe materialeve shpenzuese. Ndonëse kërkesat janë të vazhdueshme, aty mungojnë medikamentet që nevojiten më së shumti si gazrat apo betadina për pastrimin e lëndimeve. /Gazeta Shneta/

Punëtorët më të dalluar të muajit shkurt në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK.
Artikulli paraprakNdikimi i tradhëtisë bashkëshortore tek femija
Artikulli i rradhës Prishtina pritet të bëhet pjesë e rrjetit të Qyteteve të Shëndetshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.