Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndikimi i tradhëtisë bashkëshortore tek femija

Jetë 03/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shoqëritë moderne si kjo e sotmja, numri i divorceve është në rritje dhe ndër arsyet kryesore renditet tradhtia bashkëshortore.

Po si ndikon tek fëmija tradhtia e njërit prind?

1) Ndihen të zënë ngushtë

Kur të njohurit si fqinjët apo edhe shokët e klasës së fëmijës mësojnë për arsyen e prishjes së martesës suaj, ata do ta vënë fëmijën në siklet me komentet e tyre. Fëmija do të turpërohet dhe do të ndihet i zënë ngushtë kur të dëgjojë fjalë negative për njërin prind.

2) Humbja e respektit për prindin që ka tradhtuar

Kur veprimet e një prindi dëmtojnë tjetrin, psikologët paralajmërojnë se është e natyrshme që fëmija të humbasë besimin dhe respektin për të. Kjo është diçka shumë tronditëse për fëmijën dhe e vështirë për ta pranuar sepse ata i shohin prindërit si modele dhe si heronj.

3) Ndihet i zemëruar dhe i pasigurt

Zemërimi është një reagim spontan i fëmijës. Familja është burimi i ndjenjës së sigurisë dhe kur diçka nuk shkon siç duhet, fëmija humb besimin dhe sigurinë.

4) Fillon të mbajë sekrete

Nëse fëmijën do ta shqetësojë diçka, ai nuk do t’ju besojë më juve për t’i ndarë ato.

5) Ndjenja e fajit

Kur prindërit kujdesen për gjithçka dhe prioritet ka fëmija, kjo do ta bëjë atë të ndihet në faj dhe të mendojë se është shkaktari i problemeve të prindërve.

6) Kanë vështirësi në krijimin e marrëdhënieve të shëndosha

Kur fëmija të ketë arritur një moshë të caktuar, kjo eksperiencë që ka kaluar në familje do ndikojë shumë në marrëdhëniet që do të krijojë më vonë.

A duhet t’i tregoni fëmijës për tradhtinë?

Tradhtia është një çështje mes bashkëshortësh, në të cilën është mirë që fëmija të mos përfshihet dhe të mos e mësojë se ka ndodhur diçka e tillë.

Një fund i lumtur është ende i mundur…

Megjithatë, një moment tradhtie, jo detyrimisht do të thotë që çifti do të ndahet. Nëse e gjeni një rrugë të mesme për t’u pajtuar, atëherë gjithçka mund të shkojë më së miri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 mënyra si te jeni prindër të lumtur
Artikulli i rradhës Çaji i ‘rusit’ po i bënë kosovarët për spital

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.