Nga sezoni i gripit 2010-2011 deri në 2024-2025, 9% e vdekjeve pediatrike të lidhura me gripin kishin encefalopati të lidhur me gripin (IAE) ose encefalit.
Hulumtimi i publikuar në Morbidity and Mortality Weekly Report i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) analizoi tendencat e rasteve me IAE ndërmjet vdekjeve pediatrike nga gripi në këtë periudhë. Gjetjet treguan se variacionet në përqindjet e rasteve të IAE varionin nga 0% në sezonin 2020-2021 deri në 14% gjatë sezonit 2011-2012, me 13% të rasteve të raportuara për sezonin 2024-2025 që kishin IAE, transmeton Gazeta Shneta.
Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën nga IAE ishte 6 vjeç, dhe shumica prej tyre (54%) nuk kishin sëmundje të mëparshme. Po ashtu, 20% e fëmijëve që humbën jetën nga IAE kishin marrë vaksinën kundër gripit.
Ky studim thekson nevojën për krijimin e një mekanizmi më të fortë për monitorimin dhe raportimin e këtyre rasteve, pasi aktualisht nuk ka mbikëqyrje të dedikuar kombëtare për IAE ose ANE (Encefalopatia Akute Nekrotizuese).
Autorët e studimit sugjerojnë përdorimin e kritereve të standardizuara nga ofruesit e kujdesit shëndetësor për identifikimin e rasteve dhe krijimin e një mekanizmi për raportimin publik të shëndetit për të kuptuar më mirë incidencën dhe ndikimin e këtij komplikimi të rëndë të gripit.




