Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

CDC-ja inkurajon gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër Covid-19

Jetë 30/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
COVID-19 Vaccine: Is It Safe for Pregnancy and Breastfeeding?
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  (CDC) kanë inkurajuar që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër Covid.

Ky rekomandim nga CDC-ja vjen pasi kohëve të fundit, numri i grave shtatzëna të hospitalizuara është rritur ndjeshëm shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Sipas tyre, gratë që përpiqen të ngelen shtatzënë, gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen kundër Covid.

Aktualisht, rreth 160 gra kanë humbur jetë si pasojë e Covid-19.

“CDC rekomandon fuqishëm vaksinimin kundër Covid para apo edhe gjatë shtatzënisë, pasi përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet e mundshme”, tha agjencia.

“Deri më 27 Shtator 2021, më shumë se 125 mijë raste pozitive janë konfirmuar, duke përfshirë këtu mbi 22 mijë raste të hospitalizuara dhe 161 viktima”.

Rreziku nuk qëndron vetëm te nëna.

Covid-19 gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë lindje të parakohshme apo probleme në shëndetin e foshnjes.

“Shtatzënia mund të jetë një kohë e veçantë dhe stresuese gjatë pandemisë. Unë i inkurajoj gratë shtatzëna të flasin me mjekun e tyre për përfitimet që sjell vaksina Covid, në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje për veten dhe shëndetin e foshnjes”, tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Së fundmi, Walensky ka shtuar se në bazë të studimeve, vaksinat Covid-19 janë të sigurta për gratë shtatzëna./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCDC: A jam i vaksinuar plotësisht pa një dozë përforcuese të vaksinës COVID-19?
Artikulli i rradhës Katër viktima dhe 45 qytetarë të infektuar me Covid brenda 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.