Ditë më parë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) njoftoi në lidhje me transmetimin e covid-19, e që lajmi i ri ishte se virusi mund të përhapet edhe përmes ajrit.
Mirëpo, të hënën në mbrëmje, raporti u tërhoq prapa shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Një verson i ndryshimeve u postua gabimisht në faqen zyrtare të agjencisë.CDC-ja aktualisht po hulumton në lidhje me transmetimin e virusit në ajër dhe pasi të jenë kryer të gjitha procedurat, të dhënat do të publikohen”, tha Jason McDonald, zëdhënës i CDC’së, në një përgjigjje për CNN.
Zyrtarët pranuan se ndryshimet në udhëzues u publikuan pa u shqyrtuar plotësisht nga ekspertët e CDC-së.
Raporti në lidhje me transmetimin e virusit në ajër u publikua të premtën në faqen e agjencisë.CNN raportoi qysh nga dita e dielë për ndryshimet./GazetaShneta/
Nga raporti i fundit i CDC-së thuhet se covid-19 mund të përhapet edhe përmes ajrit