Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hoti falënderon punëtorët shëndetësorë, Zemaj e Krasniqi thonë se po bëhen gati për valën e dytë

Lajme 22/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka vizituar sot Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, ku është pritur nga drejtori Valbon Krasniqi dhe ka mbajtur një takim me drejtorët e klinikave të QKUK-së.

Hoti ka përgëzuar stafin shëndetësor për punën që kanë bërë për menaxhimin e pandemisë. Ai ka thënë se janë duke punuar që vjeshta Kosovën ta gjejë më të përgatitur sa i përket valës së dytë.

Në anën tjetër Zemaj ka thënë se do të kërkojnë organizim shtesë për avancimin e shërbimeve shëndetësore.

“Jemi në një fazë kur na është dhënë mundësia që bashkërisht të marrim pak frymë më lirshëm, në këtë kohë do të kërkojmë organizim shtesë, do të ngrisim interferimin e përbashkët sipas detyrave dhe ligjeve në fuqi, për avancimin e shërbimeve shëndetësore”, tha Zemaj.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në një konferencë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kanë plane konkrete për ecjen më tutje në menaxhimin e pandemisë, por edhe të sistemit shëndetësor në përgjithësi.

Krasniqi tha se pandemia i ka vënë në pah nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë, ndërsa ka theksuar se kanë plane konkrete për ta përballuar edhe valën e dytë të pandemisë, duke e përmendur dimrin si periudhën kur mund të fillojë kjo valë.

“Ne tani kemi plane konkrete për ecjen më tutje. Kemi plane për përgatitje më të mira për ta përballuar pandeminë. Siç e dini, ministri i Shëndetësisë, edhe me përkrahjen e juaj ka marrë vendim që ndërtesa e Klinikës Emergjente të destinohet për trajtimin e rasteve klinike me COVID në dimër nëse na paraqitet një valë e tillë. Po ashtu, tash ne kemi përvojën e organizimit të të gjitha spitaleve dhe klinikave tjera në menaxhimin e këtyre rasteve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar edhe shtimin e shërbimeve të reja shëndetësore në vend. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCDC-ja largon papritur udhëzuesin në lidhje me transmetimin e covid-19 në ajër
Artikulli i rradhës Lindja e parakohshme shfaqet në 12% të rasteve dhe varet nga disa faktorë ndikues

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.