Një panel këshillues i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) pritet të votojë sot mbi rekomandimin që çdo foshnjë të marrë vaksinën kundër hepatitit B brenda 24 orëve të para pas lindjes, një praktikë që ka qenë në fuqi që nga fillimi i viteve 1990.
Për dekada, vaksina e lindjes ka ndihmuar në reduktimin e infeksioneve të rënda të hepatitit B tek fëmijët me 99%.
Pa vaksinim, deri në 90% e foshnjave të ekspozuara gjatë lindjes zhvillojnë hepatit kronik, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, disa anëtarë të komitetit po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së vaksinës, duke përmendur si efekt të mundshëm “temperaturën neonatale” pas vaksinimit.
Specialistë të tjerë, përfshirë Akademinë Amerikane të Pediatrisë, e kundërshtojnë këtë shqetësim dhe theksojnë se studimet tregojnë se vaksina është e sigurt.
Përmes vaksinës së lindjes janë parandaluar mbi 6 milion infeksione dhe pothuaj 1 milion hospitalizime, sipas analizës së Vaccine Integrity Project.
Vota e ACIP-it mund të rekomandojë mbajtjen e dozës së lindjes, shtyrjen e saj për një ose dy muaj, ose heqjen e rekomandimit, ndërsa mjekët do të mund të vazhdojnë të ofrojnë vaksinën./Gazeta Shneta/


