Konsumimi i çdo sasie alkooli mund të rrisë rrezikun për demencë, sipas një studimi të ri të botuar në “BMJ Evidence Based Medicine”.
Dikur mendohej se pirja e lehtë kishte efekt mbrojtës, por rezultatet e reja tregojnë të kundërtën: çdo rritje e konsumit shoqërohet me rrezik më të lartë. Sipas studiuesve, çdo 1–3 gota shtesë në javë lidhen me një rritje 15% të rrezikut për demencë, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.
Ekipi i udhëhequr nga Dr. Anya Topiwala në Universitetin e Oksfordit analizoi të dhënat e afro 560 mijë njerëzve nga SHBA dhe Britania, të ndjekur mesatarisht për 4 deri në 12 vjet.
Mbi 90% raportuan se pinin alkool, dhe mbi 14,500 prej tyre zhvilluan demencë. Fillimisht, rezultatet dukeshin sikur mbështesnin një efekt mbrojtës për pirjen e lehtë.
Por pas llogaritjes së faktorëve gjenetikë, u pa qartë se çdo nivel konsumimi shton rrezikun, ndërsa ky rrezik rritet në mënyrë të qëndrueshme me sasinë e alkoolit. /Gazeta Shneta/


