Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ceftriaksoni (rocephin): Mospërputhshmëria me tretësirat që përmbajnë calcium

Lajme 22/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilla të përditësuara për profesionistët shëndetësor që të mos përziejnë apo japin në mënyrë infuzive, ceftriaksonin me tretësira që përmbajnë calcium.

Shkruan: Astrit Haxhijaha

Ceftriaksoni mund të jepet si injeksion i thellë muscular, si injeksion intravenoz i ngadalshëm ose si infusion intravenoz pas rekonstituimit të tretsirës.

???????????? ??? ??????????? ? ?????????

Ne, më parë, gjithmonëi kemi rikujtuar profesionistëve shëndetësor se ceftriaksoni nuk bën të perzihet apo jipet njëkohsisht me tretësira që përmbajnë kalcium siç janë tretësira Hartmann dhe Ringer, për shkak të rrezikut të precipitimit.

Ne gjithashtu kemi këshilluar që ceftriaksoni është i kontraindikuar në të porsalindurit që kanë nevojë për trajtim me kalcium, e kjo për shkak të rrezikut për precipitimin e kripërave ceftriakson-kalcium.

????????? ? ??̈ ???̈???? ??̈ ??????????

Një rishikim i të dhënave ekzistuese sugjeron që të porsalindurit (deri në 28 ditë pas lindjes) janë në rrezik shumë të madh për precipitimet kalcium-ceftriakson sesa pacientët më të vjetër, veçanërisht nëse këta të parët janë prematur apo kanë çrregullime në metabolizmin e bilirubinës.

Rreziku i precipitimit kalcium-ceftriakson te adultët zakonisht është i ulët; megjithatë, si masë paraprake, ceftriaksoni dhe kalciumi nuk duhet të administrohen njëkohësisht përmes rrugëve intravenoze. Megjithatë, ata mund të mirren në mënyrë sekuenciale në pacientë nëse vija infuzive pastrohet dhe shpërlahet në mes të administrimit të tretësirave, ose nëse infuzionet jipen përmes vijave të ndryshme infuzive në vende të ndryshme.

Disa tretësira për ushqim total parenteral (TPN) përmbajnë nivele të ngjashme të kalciumit sikur tretësirat e Ringerit dhe Hartmannit, kështuqë ata mund të përmbajnë shkallë të ngjashme rrezikshmërie.

??̈?????? ??̈? ?????????????̈? ???̈?????̈??? ?????? ??:

– ceftriaksoni kontraindikohet te:

– foshnjet premature deri në moshën 41 javë (javët gestative+javët e jetës)

– të porsalindurit me kohë deri në 28 ditë, të cilët:

– kanë nevojë për trajtim me tretësira që përmbajnë kalcium (përfshirë edhe tretësirat TPN), sepse ekziston rreziku për precipitimin e kripërave ceftriakson-kalcium

– kanë zverdhje apo janë hipoalbuminemik ose acidotic, sepse në këto kushte ulet lidhshmëria e bilirubinës

– infuzionet e përnjëhershme: për të gjithë pacientët, ceftriaksoni nuk duhet të jepet si e përzier me tretësira intravenoze që përmbajnë kalcium, dhe nuk duhet të jepet as me linja të ndryshme infuzive

– infuzionet sekuenciale: kalciumi dhe ceftriaksoni mund të jepen si infuzione sekuenciale te pacientët, në rast se pastrohet dhe shpërlahet linja infuzive ndërmjet dy tretësirave, apo infuzionet jepen përmes dy vijave të ndryshme infuzive në vende të ndryshme

– në pacientë që kërkojnë ushqim të vazhdueshëm me tretësira TPN që përmbajnë kalcium, ku profesionistët shëndetësor mund të konsiderojnë dhënien e antibiotikëve alternative që nuk kanë rrezik për precipitim. Nëse nuk ka asnjë alternativë që e zëvendëson ceftriaksonin, atëhere administrimi mund të bëhet përnjëherë por duke shfrytëzuar linja të ndryshme infuzive në vende të ndryshme.

?????? ? ??????????: ???? ?????? ?????? ??? ????, ??? ? ????? ?:?.

Postuar: Gusht, 2020

Përktheu dhe përshtati: Mr.ph Astrit Haxhijaha – Specializant i farmacisë klinike

??????:

https://www.gov.uk/…/ceftriaxone-rocephin-incompatible-with…

Artikulli paraprakRezultatet për Covid: Nëntë viktima dhe 169 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës ‘Spitali Covid’ në Vushtrri po trajton 28 pacientë, mes tyre 8 infermierë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.