Çdo nënë e re ka nevojë për shumë gjëra të cilat do ia bënin më të lehtë përkujdesjen për fëmijën.
Thuhet se lindja e një fëmijë është ngjajshëm si të filloni një punë të re, e për një punë ku nuk keni përvojë, duhet përgatitje dhe përkushtim shumë i madh, përcjell Gazeta Shneta.
Disa gjëra që mund të vendosni t’i bëni dhuratë ndokujt prej miqve tuaj që së fundi janë bërë nëna i keni më poshtë:
-
Derisa janë në spital, mund t’i dërgoni ushqim të shëndetshëm, si perime, djathra ose edhe rrush.
-
Një jastak për beben, pasi nuk ka asgjë më të rehatshme se një jastak i mirë e i butë, ku fëmija mund të qëndrojë rehat.
-
Motinor për bebe – që është ndër gjëerat më të nevojshme për nënat që të përkujdeset më së miri për bebe dhe të jenë gjithmonë në vëzhgim, edhe kur flejnë.
-
Një komplet me produkte për të pastuar beben.
Dhurata për nënën, si:
-
Një ditë relaksi në spa – kjo do të ishte një dhuratë vërtetë e nevojshme për një nënën e cila ka kaluar në një shtatzëni të gjatë dhe një lindje të mundimshme, kur çdo pjesë e trupit i dhemb.
-
Një bluzë të gjerë dhe të rehatshme – të cilën mund ta veshë për ta fshehur trupin e fryrë pas shtatzënisë, derisa të kthehet në formë.
-
Pizhame të pambukut .
-
Vajra për masazhë të trupit.
-
Komplet të shampove dhe kremërave për dush.
-
Një fustan për gjumë – me të cilin mund të flejë rehat e gjithashtu ta ushqejë me gji më lehtë beben.
Gjithashtu, një dhuratë e bukur mund të jetë një libër në të cilën nëna mund të mbajë shënime për ndodhitë e para të bebes, gjatë vitit të parë të lindjes./Gazeta Shneta