Disa njerëz që janë rikuperuar nga COVID-19 mund të infektohen përsëri me një infeksion të koronavirusit.
Tani janë shfaqur variante të reja SARS-CoV-2 që mund të anashkalojnë mbrojtjen imune që njerëzit fitojnë kur luftojnë me sukses virusin, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Shumica e njerëzve që shërohen nga COVID-19 kanë një mbrojtje kundër koronavirusit të ri, SARS-CoV-2, që shkakton këtë sëmundje për shkak të antitrupave dhe përgjigjeve të tjera imune.
Disa hulumtime sugjerojnë që kjo mbrojtje imune zgjat të paktën 8 muaj.
Por ri-infeksionet janë të mundshme, madje edhe vetëm disa muaj me diferencë të vogël, paralajmëroi sot një grup mjekësh nga shkolla e mjekësisë në Universitetin Yale përmes BMJ Case Reports.
“Shumë infeksione janë të lehta. Njerëzit as nuk e kuptojnë që janë infektuar përsëri me COVID” tha virologe Theodora Hatziioannou në Universitetin Rockefeller. “Kështu që unë do të mendoja se ri-infektimi në të vërtetë ndodh më shpesh”.
Një studim me më shumë se 20.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se nga më shumë se 6.600 njerëz që kishin një infeksion të mëparshëm SARS-CoV-2, vetëm 44 e morën përsëri – më pak se 1 përqind.
Për më tepër, njerëzit që kishin një infeksion të mëparshëm – kishin 83 përqind më pak të ngjarë të infektoheshin përsëri me një infeksion gjatë 5 muajve të studimit krahasuar me ata që nuk kishin infeksion paraprak.
“Rreziku i ri-infektimit është afërsisht një e pesta e rrezikut për të marrë një infeksion të parë”, tha Dr. Stuart C. Sealfon, profesor i neurologjisë.
“Pra infeksioni i mëparshëm ofron një mbrojtje të konsiderueshme, por ri-infektimi nuk është i rrallë”. /Gazeta Shneta/