Si mund t’ja mbroni lëkurën nga dielli?
Përpiquni ta mbani fëmijën sa më shumë në hije, nën një pemë, një çadër ose një tendë dielli.
Nëse fëmija ka filluar të zvarritet dhe të ecë, inkurajoje të rrijë në hije dhe të mos dalë në diell, nëse është shumë nxehtë. Visheni me rroba të lehta dhe jo të ngushta.
Zgjidhni një kapelë me një rrip poshtë mjekrës në mënyrë që të mos e heqë.
Syzet e diellit për foshnjën janë gjithashtu të rëndësishme. Nuk është e nevojshme të jenë shumë të shtrenjta, por të jenë syze dielli të një cilësie të mirë.
Çfarë lloj kremi duhet të përdorni?
Sapo fëmija të jetë gjashtë muajsh, mund të përdorni kremra posaçërisht për ata. Nuk është shumë e rekomanduar për foshnjat më të vogla se gjashtë muaj. Kjo është arsyeja pse është e rekomanduar që ta mbani fëmijën tuaj larg nga dielli për gjashtë muajt e parë.
Kur fëmija është gjashtë muajsh zgjidhni një krem dielli me SPF të paktën 15. Gjithashtu, kontrolloni etiketën në mënyrë që të shikoni edhe vlerësimin që i është bërë këtij kremi.
Aplikojani fëmijës kremin në çdo pjesë të zbuluar 15 minuta përpara se të dalë jashtë.
Nëse fëmija ka ekzema ose lëkurë të ndjeshme, kontrolloni listën e përbërësve nëse ka mundësi të irritojë lëkurën ose të shkaktojë reaksion alergjik.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija digjet nga dielli?
Lëkura e fëmijës është shumë delikate. Përkundër përpjekjeve tuaja për ta mbrojtur atë, fatkeqësisht djegia nga rrezet e diellit mund të ndodhë.
Ju nuk mund ta kuptoni menjëherë se fëmija është djegur. Mund të duhen disa orë pasi ai të ndjejë dhimbjen e skuqjes së lëkurës.
Nëse djegia e diellit është e kuqe: Merr një napë me ujë të freskët dhe vendosjani në zonën e djegies së diellit për 10 ose 15 minuta. Bëjeni disa herë në ditë.
Bëjini fëmijës dush me ujë të vakur për të zvogëluar skuqjen.
Aplikojini një krem në mënyrë që t’i zbusë lëkurën.
Nëse djegiet nga dielli janë të rënda dhe lëkura është e fryrë telefononi mjekun. Ai mund t’ju japë një krem qetësues dhe të merrni sygjerimin e duhur nëse fëmija duhet të marrë paracetamol për të lehtësuar dhimbjet./perneneat