Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të bëni kur fëmija juaj ka dhimbje në bark

Jetë 11/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse fëmija juaj i shëndetshëm është më i vogël se 5 muajsh dhe qan për më shumë se tre orë rresht për tre ose më shumë ditë në javë, për të paktën tre javë (po, ka shumë të qara), atëherë ndoshta ka dhimbje barku.

Mbani në mend se gjetja e lehtësimit mund të marrë disa kohë për përpjekje dhe gabime, sepse diçka që ndihmon një fëmijë që vuan nga dhimbja e barkut, mund të mos bëjë asgjë për një tjetër. (Shënim: Së pari ekzaminoni fëmijën te mjeku i saj për t’u siguruar se nuk ka ndonjë problem tjetër mjekësor ose problem me të ushqyerit që e shkakton të qarët.)

Provoni probiotikët

Studimet kanë treguar se foshnjat me dhimbje barku kanë mikroflora të ndryshme të zorrëve sesa foshnjat që nuk kanë dhimbje barku. Probiotikët (Lactobacillus reuteri në veçanti) kanë ndihmuar në uljen e simptomave të dhimbjeve të barkut në shumë foshnje. Kërkojini mjekut t ‘ju rekomandojë një probiotik për fëmijën tuaj!

Përdorni një shishe me ujë të nxehtë ose të ngrohtë

Disa foshnje kënaqen me ndjesinë e ujit të ngrohtë në barkun e tyre. Mbushni një shishe me ujë të nxehtë dhe me ujë të vakët dhe mbështilleni me një peshqir. Vendoseni në barkun e bebes dhe mbajeni fëmijën në krahë. Kini kujdes të mos vini ujë shumë të nxehtë, sepse ajo që duket e nxehtë për barkun tuaj mund të jetë shumë e nxehtë për lëkurën e të porsalindurit.

Provoni një masazh të butë

Fëmija juaj mund ta pëlqejë një masazh të butë, ose ajo mund të ndjehen të mbi ngacmuar nga një i tillë. Jini të ndjeshëm ndaj reagimit të bebes.

Bëni zhurmë

Bebet pëlqejnë tingujt që u kujtojnë rrahjet ritmike të zemrës dhe të zhurmave të buta qetësuese që kanë dëgjuar në barkun e nënës. Fëmijës mund t’i duket e rehatshme të ulet pranë tharëses së rrobave apo të struket përballë ndërsa fshini me fshesë korrenti.

Ose ajo mund të qetësohet ku ndizet aspiratori  në kuzhinë. Ju mund të vini në CD me tinguj qetësues si reshje shiu dhe zhurma të vazhdueshme, natyrore.

Heshtni

Edhe pse disa foshnja qetësohen nga lëvizjet, zhurma dhe aktiviteti, të tjerë duhet më pak stimulim dhe reagojnë më mirë në qetësi, heshtje, dhe errësirë​​.

Lëvizeni

Bebet qetësohen  nga lëvizjet e buta, kështu që investoni në një karrige lëkundëse. Fëmija do të qetësohej më lehtë nëse ecni rreth shtëpisë duke e mbajtur në krahë. Ajo mund të preferojnë të mbahet lart, pranë kraharorit tuaj dhe të ndjejë rrahjet e zemrës suaj. Mundohuni butësisht të kërceni lart e poshtë në këtë pozicion, ndërsa e përqafoni fëmijën tuaj.

Bëni një xhiro me makinë

Shumë prindër mendojnë se një udhëtim në makinë – me lëvizjen, zhurmat dhe dridhjet- është ilaç më i mirë për dhimbjet e barkut. Shtrëngojeni fëmijën tuaj në vendin e vet në makinë dhe bëni një xhiro për një ndryshim pamjeje për ju dhe (ndoshta) lehtësoni fëmijën tuaj. (Nuk është e sigurt që ta ndizni makinën dhe të qëndroni në garazh.)

Provoni një atmosferë tjetër

Nëse keni qenë në shtëpi, mund t’ju ndihmojë nëse e nxirrni fëmijën tuaj për një shëtitje. Pamjet e reja, tingujt dhe era mund ta hutojnë për pak, dhe ajri i pastër dhe lëvizjet ritmike të ecjes mund ta qetësojnë dh ta bëjnë të bjerë në gjumë. Por, nëse keni qenë jashtë me fëmijën tuaj që në mëngjes, pak kohë e qetë në shtëpi mund të jetë gjithçka që ka nevojë.

Provoni një pozicion tjetër

Fëmija juaj mund të jetë më mirë duke u përkundur në krahët tuaja, ose mund të preferojnë një qëndrim më të drejtë, apo edhe të shtrirë bark-poshtë në prehër. Provoni pozicione të ndryshme kur është i mërzitur, për të parë nëse preferon një tjetër pozicion.

Mbështilleni me pelena

Mendoni sesa ngrohtë ishte fëmija juaj para lindjes, dhe do të keni një ide e mirë sesa e gjerë duket bota e tij tani. Mbështjellja me pelena – një metodë e lashtë e mbështjelljes së foshnjës me një batanije apo rrobë- mund të ndihmojë që fëmija të mos duket jashtë kontrollit. Mund të provoni ta mbështillni gjatë ushqyerjes nëse ka vështirësi përqendrimi në vaktet , ose para periudhës së saj të zakonshme të dhimbjeve të barkut, ose para se të vini për të fjetur.

Jo vetëm se kjo metodë e ndihmon fëmijën me dhimbje barku të flejë, por ka një shans të mirë që do ta ndihmojë edhe të qëndrojë në gjumë gjithashtu. Hulumtuesit kanë gjetur se foshnjat që mbështillen me pelena flenë rehat më shumë se ata që nuk mbështillen. Kjo për shkak se kur një fëmijë lëviz gjatë gjumit, lëvizjet e veta mund edhe ta zgjojnë. Kur është i mbështjellë ka më pak shanse të lëvizë dhe më shumë gjasa për të fjetur më gjatë.

Bëjini banjë

Një banjë e ngrohtë në mes të dhimbjeve të barkut të fëmijës suaj mund ta hutojnë dhe relaksojnë. Disa foshnje qetësohen me pak masazh në shpinë. Fëmija juaj mund të kënaqet me pulsimet ritmike të ujit të ngrohtë, si dhe me tingujt.

Jepini një biberon

Për disa foshnja, thithja është qetësuesi i vetëm. Konsideroni t’i ofroni një biberon, edhe në qoftë se zakonisht nuk e keni bërë. Ose inkurajojeni të thithë gishtin e vet, duke ia futur butësisht në gojë.

Lehtësoni barkun me gazra

Gazrat nuk shkaktojnë dhimbje barku, por disa fëmijë me dhimbje barku gjithashtu vuajnë nga gazrat, sepse kanë tendencë të gëlltitin ajrin duke qarë.

Kërkoni për një ndryshim të qumështit të formulës

Formula nuk shkakton dhimbje barku, por duke ndërruar llojet kur shihni se fëmija qan shumë. Pyet mjekun e fëmijës suaj për kalimin te një formulë që ka pjesërisht ose gjerësisht proteina të hidrolizuara të qumështit të lopës.

Nuk  është personale

Kur fëmija juaj refuzon përpjekjet tuaja për ta qetësuar ose duket i zemëruar me ju, kujtoni se është shumë i ri për të kuptuar konceptin e fajit. Dhimbjet e barkut nuk kanë të bëjnë me aftësitë tuaja prindërore.

Nuk  mund t’ia dilni  vetëm

Ndajeni kujdesin e fëmijës me partnerin. Gjeni një mik apo të afërm për t’ju ndihmuar një herë në një kohë, kështu që ju mund të bëni një shëtitje të qetë ose një dush freskues.

Nëse e gjeni veten të zemëruara dhe të frustruara me fëmijën tuaj, merrni frymë thellë dhe vendoseni butësisht në krevatin e vet. Pastaj telefononi një mik apo të afërm të vijë të qëndrojë me fëmijën tuaj, ndërsa ju qetësoheni.

Ju po e ndihmoni fëmijën tuaj, edhe nëse vazhdon ende të qajë

Ju nuk mund ta shmangni fëmijën tuaj nga të qarët. Në fakt, ka mundësi që të qarët është pikërisht çka ka nevojë për të bërë, dhe më e  mira që mund të bëni është ta respektoni dhe pranoni këtë. Vazhdoni ta mbani në krahë, ta tundni, t’i pëshpëritni dhe lëreni të qajë, gjithë kohës e siguruar me dashurinë tuaj. /bebja.com

Artikulli paraprakEmri interesant që Almeda ka vendosur për djalin në ardhje
Artikulli i rradhës Almeda e tregon se kur do të lindë, pritjes së saj të ëmbël po i vjen fundi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.