Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për anafilaksinë: Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Jetë 12/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anafilaksia është një reaksion alergjik i rrallë, por i rrezikshëm për jetën, që shfaqet papritur dhe përparon shpejt.

Përveç ushqimeve, edhe pickimet e insekteve, barnat dhe lateksi mund të jenë shkaktarë të saj.

Ekspertët theksojnë se trajtimi i menjëhershëm me epinefrinë (adrenalinë) shpëton jetë, prandaj personat në rrezik duhet gjithmonë të mbajnë me vete auto-injektorë, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Në disa raste, mund të ndodhë edhe një reagim i dytë (i ashtuquajturi reagim bifazik) deri në 24 orë pas episodit të parë.

Simptomat variojnë nga skuqje, rrufë dhe ënjtje, deri te vështirësi në frymëmarrje, rënie e presionit të gjakut, marramendje, humbje ndjenje apo edhe arrest kardiak.

Pavarësisht nëse reagimet e mëparshme kanë qenë të lehta, rreziku për anafilaksi mbetet gjithmonë i pranishëm.

Ushqimet si kikirikët, arrat, peshku, vezët dhe qumështi, medikamentet si penicilina apo ibuprofeni, lateksi dhe pickimet e insekteve janë ndër shkaktarët më të shpeshtë.

Specialistët këshillojnë shmangien e plotë të tyre dhe kujdes të shtuar në mjedise publike.

Mjekët alergologë theksojnë rëndësinë e një plani emergjent, informimit të familjarëve dhe mësuesve për rrezikun, si dhe mbajtjen e bizhuterive mjekësore identifikuese.

Në rast të një reagimi të dyshuar, përdorimi i epinefrinës është i domosdoshëm edhe nëse nuk jeni të sigurt – dhe nëse nuk ka përmirësim, rekomandohet administrimi i një doze të dytë dhe kërkimi i ndihmës urgjente./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Emina: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.