A është normale të shqetësoheni për shtatzaninë pas lindjes me prerje cezariane apo ajo do të jetë e njejtë si çdo shtatzani tjetër?
Për shumë gra, vjen si surprizë kur vërejnë se foshnja e dytë ndjehet ndryshe brenda barkut se foshnja e parë. Në fund të fundit, shtatzania është një kohë e mrekullueshme, por është e frikshme dhe e mbushur me shumë elemente të panjohura për shumë gra.
Pavarësisht se sa keni lexuar për të, përfundoni të zbuloni gjëra të reja rreth trupit tuaj, preferencat tuaja ushqimore ndryshojnë dhe modelet e gjumit tuaj janë të ndryshme, transmeton Gazeta Shneta.
Shtatzania e dytë pas një lindje me prerje cezariane
Për fillestarët, është thelbësore të mbani në mend se çdo shtatzani është e ndryshme, dhe kjo vlen edhe për shtatzaninë e dytë. Prandaj, me gjasë do të keni një shtatzani të ndryshme, veçanërisht shtatzaninë e dytë pas një lindje me prerje cezariane.
Shtatzanitë që janë shumë afër së bashku me njëra tjetrën janë zakonisht rastet që gratë mendojnë se janë shumë të moshuara për të pritur periudhën e rekomanduar kohore midis lindjes dhe konceptimit të tyre të ardhshëm.
Prandaj, nëse dikush është mbi 35 vjeç ka fëmijën e parë, idelaja do të ishte të presin edhe dy vite për shtatzaninë e dytë.
Shtatzania e sigurt pas një lindje me prerje cezariane
Ka situata kur një grua mund të mbetet shtatzënë papritur shpejt menjëherë pas lindjes. Trupi e di mënyrën e tij rreth një shtatzanie dhe mund të vendos shumë shpejt. Sidoqoftë, edhe pse trupi juaj mund ta bëjë këtë, mjekët këshillojnë kundër tij, sepse ju duhet t’i jepni trupit kohë për tu shëruar dhe përshtatur me idenë e një anëtari të ri të familjes për tu kujdesur.
Gjatë kësaj kohe, gjumi dhe relaksimi janë pothuajse pa diskutim, duke marr parasysh faktin që ju keni një foshnje të vogël për tu kujdesur, një prerje kirurgjie që duhet të shërohet siç duhet dhe muskujt e barkut dhe të shpinës duhet të forcohen.
Për dallim nga shtatzania e parë kur barku shtrihet gradualisht, në shtatzaninë e dytë, gunga është e dukshme shumë më spejt për shkak të kujtesës së muskujve./GazetaShneta/