Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për variantin e ri të COVID-19?

Jetë 09/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një variant i ri i COVID-19, i quajtur NB.1.8.1, po përhapet në SHBA përgjatë ditëve të nxehta të verës. Ky nënvariant i Omicron-it u zbulua në fund të prillit dhe tani është bërë më i përhapuri, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka klasifikuar si “variant nën monitorim” dhe thotë se ai nuk shkakton sëmundje më të rënda se variantet ekzistuese. Varianti është zbuluar në të paktën 22 shtete, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Varianti NB.1.8.1, si dhe XFG që po konkurron me të për dominim, përmbajnë mutacione që ndihmojnë virusin të shmangë imunitetin, por nuk duket se shkaktojnë më shumë shtrime në spital apo vdekje.

Sipas ekspertit Trevor Bedford, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se ndonjëri nga këta variante shkakton simptoma më të rënda.

Disa raportime në media e lidhin variantin e ri me dhimbje të forta fyti, të quajtura si “fyt me dhimbje brisku”, por mjekët thonë se kjo simptomë ka qenë e zakonshme që nga fillimi i pandemisë dhe nuk ka prova të reja në literaturën mjekësore.

Studimet tregojnë se vaksinat e përditësuara për vitin 2023–2024 ofrojnë mbrojtje të mirë edhe kundër këtij varianti. Po ashtu, antivirali Paxlovid mbetet efektiv, pasi varianti nuk ka zhvilluar mutacione që ta pengojnë efektin e tij.

Ekspertët këshillojnë testim të hershëm nëse shfaqen simptoma dhe vaksinim për të mbrojtur veten dhe të tjerët, sidomos personat në rrezik të lartë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMaqedoni: Në qershor janë regjistruar dy raste të reja me HIV dhe një me AIDS
Artikulli i rradhës Rënia e flokëve nga ilaçi Wegovy: Çfarë thonë ekspertët rreth kësaj çështje?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.