Varianti aktualisht dominant i COVID-19 në Gjermani njihet si varianti “Frankenstein”. Ky emër i është dhënë për shkak të karakteristikave të tij unike.
Si çdo vit, viruset që shkaktojnë COVID-19 vazhdojnë të ndryshojnë dhe të qarkullojnë në Evropë. Në Gjermani, varianti XFG ka marrë dominimin dhe në media që shpesh njihet si “varianti Frankenstein”. Ai raportohet të shkaktojë ndjesi e pazakontë dhe e mprehtë në fyt, e përshkruar si ‘si prerje me thikë’ si dhe simptomat tipike të COVID-19, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Varianti XFG, i njohur gjithashtu si “Stratus”, ka filluar të dominojë në Gjermani dhe vende të tjera evropiane që nga mesi i vitit 2025. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e klasifikojnë XFG si “variant në monitorim” (VUM), që do të thotë se po ndiqet nga afër nga autoritetet shëndetësore, por nuk konsiderohet ende shkak për shqetësim të madh.
Varianti XFG është një kombinim – një rikombinim – i dy linjave të mëparshme të virusit, LF.7 dhe LP.8.1.2. Ashtu si monstri i Frankenstein-it që ishte i përbërë nga pjesë të ndryshme trupore, XFG kombinon pjesë të ndryshme të linjave virale. Mutacionet janë normale dhe pjesë e evolucionit të virusit.
Termi “Frankenstein” u përdor për herë të parë për të përshkruar nënvariantet e koronavirusit pas përhapjes së Omicron në fund të vitit 2021 në Afrikën e Jugut. Aktualisht, OBSH-ja dhe Instituti Robert Koch e konsiderojnë rrezikun nga XFG të ulët.
Ende nuk ka dëshmi të qarta që ndjesia e “thikës në fyt” ndodh më shpesh me XFG. Simptoma si fyt i dhimbshëm dhe humbje zëri nuk janë specifike për COVID-19 dhe mund të ndodhin edhe me infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes. Bazuar vetëm në simptoma, është pothuajse e pamundur të dallosh në mënyrë të sigurt COVID-19 nga gripi apo infeksione të tjera respiratore. /Gazeta Shneta/




