Çfarë duhet të flasim dhe çfarë jo me fëmijët që vuajnë nga ankthi

2017-04-13 në ora 21:09

Kur një fëmijë ndihet i shqetësuar, ekziston mundësia se prindërit mund të pretendojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe nuk i japin rëndësi kësaj pune.

Por fatmirësisht ka edhe shumë prindër që thonë se mund t’iu dalin në ndihmë fëmijëve të tyre duke biseduar me ata përreth asaj sëmundje shkruan HuffingPost, transmeton Gazeta Shneta.

“Shumë fëmijë dhe të rinj nuk e dinë se çfarë ndiejnë kur janë të shqetësuar dhe mund të jetë shumë problem i frikshëm dhe serioz”, tha Emma Saddleton, drejtuese e ndihmës së prindërve për të rinj për gazetën britaneze HuffPost.

Më poshtë do të tregojmë disa këshilla se si të qasemi drejtë tyre kur fëmijët tuaj preokupohen nga kjo gjendje.

Kur filloni t’i pyetni fëmijët tuaj përreth gjendjes emocionale, mos u fokusoni shumë në fjalët pasi që ata janë fëmijë dhe nuk e kanë mënyrën e shprehjes së avancuar sikur personat e rritur. Studiuesit sugjerojnë që ju të qaseni në veprimet që ata bëjnë, gjestet dhe mimikat gjatë shpjegimit.

Pranoni ndjenjat e tyre në mënyrë që ata të ndjehen të dëgjuar dhe të kuptueshëm.

Mos i bëni ata të mendojnë se janë duke u trajtuar si persona jo-normal në familje, trajtoni si gjithë të tjerët.

Këshilltari klinik Profesor Karina lovell tregon se prindërit urgjentisht duhet t’i shmangin frazat negative, duke i ngushëlluar ata me fjalë të buta.

Mos u bëni shumë sugjestiv, lejoni t’i zgjedhin problemet në bazë të mënyrave të veta, ndoshta kjo është më e mira për ta!/Gazeta Shneta/