Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen këtë periudhë

Jetë 16/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të dish se çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar, do të thotë se jeni duke ndihmuar trupin që të mos preket nga bakteret dhe virozat e sezonit.

Në fakt ka shumë ushqime, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit, por në këtë artikull do të përmendim ato më kryesoret që janë edhe produkte të stinës.

1.  Spinaqi

Spinaqi është një burim i madh i vitaminës C dhe acidit folik, prandaj kontribuon në mbrojtjen e trupit ndaj baktereve. Kjo perime jeshile është e aftë gjithashtu të mbajë trupin të hidratuar mirë

2.  Brokoli

Brokoli ka veti anti- inflamatore dhe njihet si një burim i shkëlqyer i kripërave minerale, duke qenë kështu një aleat thelbësor kundër gripit. Rekomandohet të gatuhen në avull, duke i shtuar shijen me pak kripë dhe vaj ulliri, pasi në këtë mënyrë ruajnë të pandryshuara vetitë e tyre organoleptike.

3.  Hudhra

Ngrënia e hudhrës pengon rritjen e baktereve. Gjithashtu ajo është një nga ushqimet që përmirëson sistemin imunitar. Hudhrat përmbajnë squfur, e cila është një substancë që pengon rritjen e baktereve dhe mban të pastër sistemin tretës. Ndaj ata që e përfshijnë hudhrën në dietat e tyre ushqimore kanë një rrezikshmëri 50% më pak, për t’u prekur nga sëmundjet sezonale.

4.  Shega

Shega është jo vetëm një aleat i shkëlqyer për lëkurën, por edhe një frut i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe vitamina. Këto veti e bëjnë atë një frut perfekt për të luftuar ftohjen dhe gripin dhe në përgjithësi për parandalimin e sëmundjeve të stinës. Konsumoni 1 ose 2 çdo ditë në këtë periudhë të vitit dhe të jeni të sigurt se bakteret ndodhen larg organizmit tuaj.

5.  Mjalti

Mjalti konsiderohet një ushqim i shkëlqyer për shërimin e disa lloj sëmundjeve, por veçanërisht përmendet për mbrojtjen e trupit ndaj virozave. Ai përmban vitamina A, B, C dhe minerale të shëndetshme si bakër, hekur, fosfor, selenium, acide yndyrore të pangopura dhe kalcium. Marrja e një luge çaji mjaltë në mëngjes me stomakun bosh, do të ndihmonte në parandalimi e infeksioneve./rtv21/

Artikulli paraprakParandalimi i lindjes së parakohshme: A është e mundur?
Artikulli i rradhës Kur është koha e rekomanduar të kryeni një test të glukozës gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.