Përgatiti: Bio. Erisa MUÇA
Çfarë është koronavirusi: Cilat masat paraprake duhet të merren kundër Covid-19 dhe cilat janë tiparet e virusit?
Covid 19 u pa për herë të parë në dhjetor ne Wuhan dhe u quajt “2019-nCoV”, njihet si Virus Coronavirus. Më 11 shkurt Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e quajti sëmundjen e shkaktuar nga ky virusi si Covid-19 dhe më vonë u shpall një “pandemi”, që do të thotë një epidemi globale.
President i OBSH-së, Tedo Adhanom Ghebreyesus, tha se emri i Covid-19 rrjedh nga bashkësia e germave të para të fjalëve “corona” “virus” dhe fjalës “diesease “.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri total if rasteve të koronavirusit në të gjithë botën arriti rreth 1.5 milion.
Humbja totale e jetëve është mbi 80 mijë dhe numri i atyre që shërohen është mbi 300 mijë. Vendet me numrin më të madh te vdekjeve renditen si SH.B.A., Spanjë dhe Itali.
Cilat karakteristika e virusit?
Sipas mënyrës se përhapjes sëmundja vlerësohet të ketë vatër tregun e produkteve te detit në Wuhan, qytet i cili ka rreth 11 milion banorë në Kinë.
Coronavirus është një specie e familjes Coronaviridae. Por vetëm shtatë specie te kësaj familjeje përfshirë virusin e ri, mund të infektojnë njerëzit.
1- Human coronavirus 229E (HCoV-229E)
2-Human coronavirus OC43 (HCoV-OC43)
3 -SARS-CoV
4- Human coronavirus NL63 (HCoV-NL63, )
5- Human coronavirus HKU1
6- MERS coronavirus (MERS-CoV)
7- New Coronavirus (CoVID-19)[16][17]
Viruset si HCoV-229E, -NL63, -OC43, dhe -HKU1 shkaktojnë infeksione ne rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët dhe të rriturit e popullatës njerëzore në të gjithë botën.
Sipas OBSH-së, “periudha e inkubacionit” të virusit të ri, domethënë nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e simptomave, është rreth 14 ditë.
Por disa studiues thonë se kjo kohë mund të zgjasë deri në 24 ditë.
Shkencëtarët kinezë paralajmëruan se disa njerëz e përhapin infeksionin edhe pa shfaqur simptoma.
Në studimin e kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, “familja Kovid-19” u përcaktua duke përdorur mostra të marra nga e gjithë bota tek njerëzit e infektuar midis 24 Dhjetorit 2019 dhe 4 Marsit 2020.
U gjetën tre versione të ndryshme të quajtur A, B dhe C, të cilat u formuan pas një seri mutacionesh të përsëritura për tu përshtatur dhe hyrë në sistemin imunitar të njerëzve. Këto tipe të reja janë të lidhura ngushtë me Kovid-19.
Sipas hulumtimeve të bëra Tipi A pranohet si paraardhëesi i 2 tipeve të tjera pasi është më i afërti në karakteristika me virusin që gjendet tek lakuriqët e natës dhe pangolinat. Tipi A si rezultat i dy mutacioneve shndërrohet në tipin B. Ndërsa B kalon vetëm një mutacion dhe shndërrohet në tipin C.
Studiuesit zbuluan se tipi C i kaloi Evropës përmes Singaporit.
Shkencëtarët thonë se C është lloji evropian që gjendet tek pacientët nga Franca, Italia, Suedia dhe Anglia.
Sa vdekjeprurëse është ?
- Sipas të dhënave të hulumtimit të WHO bazuar në 44 mijë pacientë, njerëzit
- %81’e kalojnë lehtë
- %14’ e kalojnë në mënyrë serioze
- %5′ e kalojnë rëndë
Përqindja e vdekjeve nga Covid-19 është mbi 3%. Sëmundja nuk është parë shumë tek fëmijët nën 9 vjeç; Nga hulumtimet dhe statistikat kuptohet që shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë tek ata mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. Por jo të gjitha shifrat e raportuara janë 100% të besueshme.
Cilat simptoma gjenden tek të infektuar me virus?
Temperatura e lartë fillon tek të infektuarit si simptomë e parë . Pastaj, vërehen shenja të kollës së thatë. Në fund të një jave shfaqen vështirësi në frymëmarrje. Në hulumtime te bëra së fundi është parë që ka dhe humbje të nuhatjes dhe shijes.
A ka kurim?
Tani për tani trajtimet zbatohen sipas protokolleve themelore. Mjekimi synon mbrojtjen e funksioneve të organeve dhe sistemin imunitar të pacientit derisa të tejkalojë luftën kundër virusit veçanërisht sigurimi i funksioneve të mushkërisë dhe mbështetja për frymëmarrje.
Shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për zhvillimin e vaksinës kundër virusit.
Sipas njohurive të dhëna nga virologu Rus Kirill Sharshov tek kanali Russia Today (RT) virusi SARS-CoV-2 po kalon ndryshime por nga shpejtësia që po përparon tregon që më vonë mund të mos kalon mutacion në kahje të rrezikshme.
“Çdo virus ka një gjenom, ai vazhdimisht ndryshon. Edhe pse faktorët e jashtëm nuk kanë ndikim mutacionet ndodhin në masë, por me një normë konstante. Faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në ndryshimin e shpejtësisë dhe natyrës së mutacioneve”, tha Sharshov.
Në të njëjtën kohë eksperti rus parashikoi që koronavirusi mund të bëhet sezonal dhe të tregon një rënie në përhapjen e tij në fillim të verës, por mund të rishfaqet me ritëm të moderuar në tetor ose nëntorin e ardhshëm.