Është përuruar aparatura e avancuar diagnostike PET-CT në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare në QKUK.
Në këtë ceremoni ka marr pjesë Presidentja Vjosa Osmani e cila ka falënderuar donatorë “Al Waleed Philanthropies” nga Riadi, Arabia Saudite.
Osmani ka thënë se donatorët me këtë donacion do të mundësojnë transformimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë.
“Kjo nuk është thjesht një aparaturë, por një pajisje e teknologjisë e cila do të mundësojë shërbime për qytetarët për të cilën kanë kërkuar më herët jashtë vendit”, ka thënë Osmani.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se kjo është një ngjarje e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua si ministër që të sigurojmë shërbime të reja e cilësore për pacientët. Ky donacion do të jetë mundësi shtesë për pacientët. Rreth 300 qytetarë kërkojnë këtë shërbim për një vit jashtë Kosovës”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/