Ekzema është dukuri e zakonshme tek fëmijët e vegjël, duke ndikuar rreth 1 në 5 fëmijë -nën moshën 2 vjeçare. Kjo shkakton një skuqje të thatë dhe kruarje të lëkurës që mund të jetë mjaft shqetësuese për fëmijën tuaj.
Por monitorimi i rregullt dhe trajtimi i zonave të prekura mund të zvogëlojnë simptomat dhe të ndihmojnë fëmijën tuaj të ndihen më të rehatshëm shkruan, pregnancybirthbaby.org.au.
Ekzema është pjesë pothuajse e zakonshme e paraqitjes në lëkurën e bebes suaj dhe e bën atë të brishtë, të thatë, dhe të kuqe. Zakonisht përmirësohet kur fëmijët rriten. Është gjithashtu i njohur si ‘ekzemë atopike’, ‘dermatiti atopike’ ose ‘ekzemë alergjike’.
Shkaku i saktë i ekzemës nuk dihet, por mund të shfaqet në disa anëtarë të familjes. Disa fëmijë me ekzemë gjithashtu kanë kushte të tjera alergjike, të cilat mund të përfshijnë ethet dhe astmën.
Kur lëkura e një fëmije të thahet dhe bëhet e brishtë për shkak të ekzemës, ajo bëhet e acaruar dhe liron kimikate që shkaktojnë irritime që mund të bëhen më të ashpra e të sjellin qarje të lëkurës.
Ekzema, shkaktohet zakonisht tek fëmijet me lëkurë të thatë, ku ka shkak kruarjen e vazhdueshme që sjellë deri te formimi i ekzemës, pastaj prejardhjen nga infeksionet virale ose bakteriale, kimikaleve nga produktet e aplikuara në lëkurën e fëmijëve, parfumet, sapunet, dhomat shumë të ngrohta etj.
Poashtu, një ekzemë mund të vie si rezultat i alergjisë së fëmijëve ndaj një ushqimi të vecantë. Nëse, fëmija juaj ka ekzemë, fytyra do të jetë pjesa e parë e cila do fillon që ti skuqet. Pastaj do përhapet rreth bërrylave, nyjave, qafës dhe gjunjëve. Kruarja mund të jetë më e keqe gjatë natës dhe në mot të nxehtë.
Për të ndihmuar në zvogëlimin e simptomave të ekzemës dhe për ta bërë fëmijën të ndihet më mirë:
Mbroni lëkurën e fëmijës suaj – aplikoni çdo ditë përzierje natyrale dhe mos përdorni sapun që lëkura të thahet.
Visheni fëmijën tuaj me rroba pambuku nëse mundeni, në vend të leshit ose sintetikës.
Shmangni shkaktarët – duke e mbajtur shtëpinë tuaj të lirë nga marimangat e pluhurit, nëse është e mundur.
Kontrolloni kruajtjet – jepni fëmijës tuaj antihistaminik ose aplikoni një kompresorë të ftohtë në ekzemë. /Gazeta Shneta/