Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallë koronavirusin Pandemi, gjë që nënkupton se virusi ka arritur të shpërndahet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë. Pas këtij vendimi të OBSH-së edhe Kosova mori masa duke ndaluar mësimin në shkolla, disa fluturime nga vendet endemike, dhe masa të tjera.
Në këtë situatë shtetet këshillohen fuqishëm që të marrin masa bazuar në rrethanat në të cilat gjenden, duke marr parasyshë edhe informacionet e siguruara nga OBSH në nivel global, shkruan Gazeta Shneta.
“Shtetet, për marrjen e vendimeve për menaxhimin e rrezikut duhet të informohen nga rreziku global, por të bazuara në rrezikun lokal”, thuhet në rekomandimet e OBSH-së.
Ndërkaq niveli i njohur si Faza e Alarmit është ajo kur ekspertët konstatojnë përhapjen e një subtipi të ri të virusit tek njerëzit.
“Vigjilencë e shtuar, vlerësim i kujdesshëm i rrezikut në nivel lokal, kombëtar dhe global, janë karakteristikë e kësaj faze. Por nëse vlerësimi i rrezikut tregon se virusi i ri nuk po zhvillohet drejt një pandemie të re, atëherë mund të bëhet ri-vlerësimi i aktiviteteve”, thotë OBSH. /Gazeta Shneta/