Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë është e gatshme t’iu përgjigjet thirrjeve të qytetarëve.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi, ka deklaruar se numri i thirrjeve në QMU është rritur për 10 për qind, kryesisht nga qytetarë që kanë ankesa gripoze, shkruan Gazeta Shneta.
Gashi ka deklaruar se stafi mjekësor i QMU-së iu përgjigjet këtyre thirrjeve, dhe në rast nevoje edhe i viziton.
“QMU është e gatshme dhe iu përgjigjet të gjitha thirrjeve. Në rast nevoje për pacientët që kanë sëmundje kronike dhe kanë shenja gripoze, vizitohen nga ekipet. Ndërkaq nëse ka nevojë këshillohen edhe për analiza”, ka deklaruar Gashi.
Kujtojmë se në Komunën e Prishtinës kanë filluar masat kundër koronavirusit. Mbrëmë kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar dezinfektimi i autobusëve të Trafikut Urban. Ndërkaq në nivel nacional Qeveria e ka ndërprerë mësimin në shkolla si dhe ka marr disa masa tjera. /Gazeta Shneta/