Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është perdja e syrit dhe si hiqet ajo? Shpjegon oftalmologu Dr. Agon Rrusta

Lajme 09/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Perdja e syrit është një mjegullim i thjerrëzës së syrit që çon në uljen e tejdukshmërisë së saj, duke e pakësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të pamurit. Ju vini re që po shikoni si nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë e më shumë.

Thjerrëza e syrit ka të njëjtin funksion si thjerrëza e aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës, në mënyrë që rrezet të bien në retinë dhe fotografia që e shohim të jetë më e qartë. Por, mjegullimi i thjerrëzës bën të ndryshojë rruga e rrezeve. Njerëzit e prekur nga katarakta, në stadin e vonshëm mund të dallojnë vetëm dritën.

Shkaqet për paraqitjen e perdes të syve janë të shumëllojshëm. Shkaku më i shpeshtë është i kushtëzuar nga mosha dhe lidhet me ndryshimet në metabolizmin e thjerrëzës.

Prandaj, kur flitet për sëmundjen e perdes së syrit, zakonisht bëhet fjalë për një perde të moshës. Zakonisht preken personat mbi moshën 55-60 vjeçare.

Shkaktarët tjerë

Anomalitë e lindura apo të trashëguara

Si komplikim i sëmundjes së diabetit (sëmundjes së sheqerit)

Infeksionet e rënda brenda syrit

Çrregullimet e metabolizmit

Lëndimet e syrit me mjete të topitura apo të mprehta (Kataraktë traumatike)

Operacioni i kataraktës me prerje të vogël- fako metoda është një prej qasjeve më bashkëkohore që përdoret sot në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Operacioni realizohet me anestezion topikal që nënkupton aplikimin e anestetikut lokal në formë pikash, pa dhimbje dhe pacienti pas intervenimit dërgohet në mjekim shtëpiak.

Zhvillimi i teknologjisë së thjerrëzave artificiale ka bërë të mundur që përveç operacionit të kataraktës në të njejtën kohë të bëhet edhe korrigjimi i anomalive refraktare paraprake siç janë: hypermetropia, myopia si dhe astigmatizmi.

Aplikimi i thjerrëzave PREMIUM (Trifocal, Trifocal Toric, Multifocal, Multifocal Toric) janë ideale për shumë pacientë. Implantimi i këtyre thjerrëzave u mundëson pacientëve që të kenë pamje të kënaqshme në të gjitha distancat e shikimit.

Artikulli paraprakDeri në gjashtë orë pritje për shërbime në ambulancat e QKUK-së, Azizi thotë se po punohet për dixhitalizim të termineve
Artikulli i rradhës Njihuni me stafin mjekësor të Klinikës Gjermane të Dhëmbit

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.