Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 19 nëna, shkruan Gazeta Shneta.
Një prej nënave ka sjellë në jetë fëmijë binjakë. Numri total i bebeve të lindura është 20.
Gjashtë nëna i janë gëzuar ardhjes në jetë të vajzave, ndërsa 14 kanë lindur djem.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 6 gra.
Lindjen e parë e ka përjetuar dje vetëm një nënë. /Gazeta Shneta/