Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dramë në Gjinekologji, lufta 7 orëshe e mjekëve për të shpëtuar jetën e nënës

Lajme 04/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në orët e vona të ditës së premte, një pacienteje shtatzënë në klinikën e Gjinekologjisë i është përkeqësuar gjendja. Me urgjencë është thirrë pasmesnatës Dr. Fehmi Zeqiri, i cili së bashku me operatorin Dr. Afrim Veliu dhe me ekipin e mjekëve të QKUK-së kanë luftuar rreth shtatë orë për të shpëtuar jetën e nënës.

Para disa dite pacientja shtatzënë në javën e 25-të me binjakë është transferuar nga Spitali i Gjakovës për në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Që nga ajo ditë, nëna ka pasur gjakderdhje dhe është trajtuar me terapi në përpjekje për të shtyrë shtatzëninë.

“Ka qenë shtatzëni e hershme dhe shanset për shpëtimin e foshnjave kanë qenë minimale”, ka deklaruar Dr. Fehmi Zeqiri, shkruan Gazeta Shneta.

Një javë më vonë, në orët e vona të së premtes gjendja e nënës ishte përkeqësuar dhe kishte pësuar gjakderdhje të madhe.

Pas mesnatës Zeqiri ishte thirrur me urgjencë nga Gjinekologjia bashkë me operatorin Dr. Afrim Veliu. Mjekët do të nisnin operacionin shtatë orësh, për të cilin Zeqiri thotë se ishte rasti më i rëndë që nga paslufta.

“Kemi pas peripeti të mëdha derisa kemi shpëtuar nënën”, është shprehur ai.

Dr. Zeqiri tregon se është kërkuar ndihmë edhe nga Klinika e Urologjisë ku kanë marr pjesë Dr. Xhevdet Çuni dhe Dr. Ilir Miftari. Ndihmë poashtu është kërkuar edhe nga një kirurg vaskular.

Zeqiri ka treguar se atë natë është arritur që të ndalet gjakderdhja, që si rezultat kishte shpëtimin e jetës së nënës.

“Gjendja e saj mundemi më thënë se është përmirësuar, gjakderdhja është ndërprerë atë natë, mirëpo mundet me pas komplikime për të cilat shpresojmë të mos jenë serioze. Ende nuk mundemi me thanë se ka përfunduar gjithçka”, ka deklaruar ai.

Pacientja, nënë e tri vajzave kishte mbetur shtatzënë me binjakë, vajzë dhe djalë, nëpërmjet procedurës së frytnimit artificial.

Foshnja e gjinisë mashkullore ka lindur e vdekur, ndërsa vajza me peshë 780 gramë po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë, ku gjendja e saj është mjaft e rëndë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër nënat e reja: Kjo është arsyeja pse jeni shumë të lodhura në mëngjes
Artikulli i rradhës Çfarë ka ndodhur dje në klinikën e Gjinekologjisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.