Hani shumë shpejt kur përfundoni një vakt brenda 10–15 minutash, shpesh pa përtypur mjaftueshëm dhe pa vënë re sinjalet e ngopjes së trupit? Ky zakon mund të shkaktojë mbingrënje, shqetësime tretëse dhe rritje peshe, ndërsa me kalimin e kohës rrit rrezikun për diabet tip 2 dhe sindromën metabolike.
Sipas burimit Very Well Health, këto janë gjashtë efektet e ngrënies së shpejtë:
– Humbni sinjalet e ngopjes: Trupi juaj ka nevojë për rreth 20 minuta për të dërguar mesazhin në tru që keni ngrënë mjaftueshëm. Kur hani shpejt, mund të konsumoni më shumë se sa ka nevojë trupi. Përtypja e çdo kafshe 40 herë rrit nivelin e GLP-1, hormoni që ju bën të ndiheni të ngopur, dhe ul nivelin e ghrelinës, hormoni i urisë.
– Problemet tretëse: Hani shpejt pa përtypur mjaftueshëm, gjë që vështirëson tretjen dhe mund të shkaktojë fryrje, gazra, djegie stomaku dhe krampe. Me kohë, kjo mund të irritojë mukozën e stomakut dhe të çojë në gastrit.
– Rritje peshe: Mbajtja e një ritmi të shpejtë gjatë vakteve çon shpesh në mbingrënje dhe konsum më të madh kalorie, duke e bërë të vështirë ruajtjen e peshës ideale dhe duke favorizuar obezitetin.
– Rrit rrezikun për diabet tip 2 dhe sindromë metabolike: Personat që hanë nën 20 minuta janë më të rrezikuar për diabet tip 2 dhe sindromë metabolike, pasi shpejtësia e ngrënies lidhet me shtim peshe, rezistencë ndaj insulinës, inflamacion dhe rritje të sheqerit në gjak.
– Absorbim më i ulët i lëndëve ushqyese: Përtypja e ushqimit ndihmon tretjen dhe absorbimin e vitaminave dhe mineraleve. Kur hani shpejt, ky proces dëmtohet.
– Rrit rrezikun e mbytjes: Hani shpejt, merrni kafshatë të mëdhaja dhe flisni gjatë ngrënies, duke rritur rrezikun e mbytjes, sidomos te fëmijët dhe të moshuarit.
– Përfitimet e ngrënies më të ngadaltë: Përmirëson tretjen, rregullon hormonet e urisë, ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, redukton kaloritë dhe rrezikun e shtimit në peshë, përmirëson kënaqësinë gjatë vakteve dhe ul rrezikun e mbytjes. Në këtë mënyrë, jeni më të vetëdijshëm për sinjalet e ngopjes dhe merrni përfitime të shëndetshme për trupin. /Gazeta Shneta/


