Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ndodhi dje pas rrahjes së fëmijës në kopshtin ‘Cambridge’

Lajme 12/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djeshme nëna Naila Gori publikoi një video ku shihej edukatorja në kopshtin ‘Cambridge Kids’ duke e goditur të birin e saj me shuplakë pasi ai nuk dëshironte të ulej në karrocë.

Nëna Naila ka treguar si ka ndodhur rasti. Ajo thotë se tre javë më parë burri i kishte treguar se po dyshonte në sjelljet e edukatoreve për shkak se fëmija rezistonte të shkonte në kopsht. Në ditën kritike babai kishte shkuar ta merrte djali në kopsht dhe i kishte kërkuar menaxheres që të shikonte në kamera derisa edukatoret e bënin gati fëmijën, shkruan Gazeta Shneta.

“Ata e kanë kompjuterin ne hyrje, i cili është i menaxheres te kopshtit. Burri ka shku me marr fëmiun prej kopshtit, edhe i kanë thanë që janë duke e bërë gati. Ai ka lyp me pa në kamerë se qysh e bajnë gati edhe rasti ne video është rasti cilin e ka pa. Pra krejt ka ndodhur rastësisht” ka treguar nëna.

Ajo më tej ka thënë për portali.info se me rastin do të merret drejtësia. “Përveç që e kemi lajmëruar rastin në polici do të mirremi edhe më detajisht me këtë. Kemi angazhuar avokatin i cili do ta trajtoj këtë çështje” ka shtuar ajo.

Publikimi i videos ka shkaktuar zemërim tek prindërit për shkak të sjelljes së edukatores. Shumica e komentuesve kanë kërkuar mbylljen e kopshtit. Këta të fundit e kanë quajtur rast të izoluar dhe kanë thënë se nuk do të përsëritet më.

Me rastin po merret edhe Policia e Kosovës pasi është iniciuar rast i keqtrajtimit të fëmijës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMësoni se cilat janë infeksionet bakteriale dhe virale të lidhura me abortin
Artikulli i rradhës Skandali me kontrastin, Këshilli i Mediave e hedh poshtë ankesën e Gjikollit për shkak të fakteve dhe interesit të lartë publik

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.