Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 33 nëna kanë sjellë në jetë bebet e tyre.
33 nëna kanë lindur 34 bebe, pasi një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e klinikës janë regjistruar 21 bebe femra dhe 13 meshkuj.
Lindje me operacion cezarian kanë kryer 15 nëna.
12 gra janë bërë nëna për herë të parë gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Shneta/