Çfarë ndodhi në Gjinekologji, fëmijët e lindur më 31 janar

2018-02-01 në ora 09:46

Më datën 31 janar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer gjithsej 28 lindje.

Prej tyre, dy nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Numri total i bebeve të shënuar në raport është 30.

Sipas gjinisë janë vajzat që dominojnë dukshëm kësaj radhe. 18 nëna kanë lindur qika, ndërsa 12 kanë lindur djem.

Me operacion cezarian kanë lindur 15 nëna, ndërsa për herë të parë në sallën e lindjes kanë hyrë 10 gra. /Gazeta Shneta/