Për ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, klinikat dhe spitalet ishin mobilizuar për të qenë të gatshëm për çfarëdo situate që mund të paraqitej në atë kohë.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte mobilizuar për të përballuar ndonjë eskalim të situatës dhe për të qenë të gatshëm për të trajtuar pacientët, shkruan Gazeta Shneta.
Kështu kishte bërë të ditur ish-drejtori i QKUK-së Dr. Jusuf Ulaj në një intervistë për emisionin Shneta. Ai kishte treguar se para 17 shkurtit ishin mbledhur me të gjithë drejtorët e klinikave dhe kishin bërë përgatitjet.
Ulaj tregon në këtë intervistë se kishin përgatitur edhe ekipe shtesë të cilat ishin në gatishmëri të plotë për çfarëdo ngjarje që mund të ndodhte.
Plani emergjent, ndonëse nuk e dinin datën e saktë për shpalljen e pavarësisë, e kishin përgatitur një grup i përbërë nga Dr. Naim Bardiqi nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Dr. Basri Lenjani nga Emergjenca dhe Dr. Nehat Baftiu nga Klinika e Anestezionit.
Baftiu ka treguar se informatën e saktë për shpalljen e pavarësisë e kishin marr të premten, dy ditë para 17 shkurtit.
Ndiqeni storjen e plotë të emisionit Shneta duke KLIKUAR NË KËTË LINK: https://fb.watch/iLbaEramSy/