Arianit Jakupi i shkarkuar nga pozita e kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, ka marr pjesë sot në ceremoninë e nderimit të profesionistëve shëndetësorë.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur një ceremoni për nderimin e profesionistëve shëndetësorë që kanë sakrifikuar ndër vite në Kosovë gjatë kujdesit ndaj të sëmurëve, shkruan Gazeta Shneta.
Ceremonia është mbajtur tek obelisku i ngritur vitin e kaluar tek hyrja kryesore e QKUK-së dhe në të kanë marr pjesë ministri i Shëndetësisë dhe kyetarët e odave të profesionistëve shëndetësorë.
Në ceremoni ka marr pjesë edhe ish-kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës Arianit Jakupi, ndonëse ai u shkarkua para disa ditësh nga Kuvendi i kësaj organizate.
Jakupi është shkarkuar nga Kuvendi me 29 vota pro, 25 kundër dhe dy abstenime në një mocion të mosbesimit në mbledhjen e Kuvendit të OFK-së. /Gazeta Shneta/