Këngëtarja Altuna Sejdiu ka shtuar dyshimet tek fansat e saj me fotografitë e publikuara në Instagram, nëse është shtatzënë sërish apo jo.
Nëna e Tianit ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave këto ditë, kjo për shkak të një fotoje që këngëtarja kishte publikuar në ‘Instagram’ ku barku i saj dukej pak i fryrë.
Fansat e komentuan këtë si një shtatzëni të mundshme dhe me foton që publikoi sot, Tuna i ngriti akoma dhe më shumë dyshimet. Ajo mbante të veshur një ‘body’ me tyl dhe sipër saj një kimono të fryrë, por të hapur në pjesën e barkut duke e bërë atë shumë të dukshëm. Komentet ishin të shumta po ato që ranë më shumë në sy ishin komentet në lidhje me thashethemet e fundit. Disa e pyesnin nëse ishte sërish shtatzënë, ndërsa dikush uronte që fëmija të ishte një vajzë.
Për të mësuar rreth komplikimeve të shtatzënisë Klikoni KËTU.