Të gjithë kemi qenë ‘atje’: Sa herë që teshtini, gërhasni, kolliteni ose ndjeheni sikur jeni infektuar me koronavirus?!
Mirëpo, ka mënyra për të kuptuar nëse kollitja juaj është një simptomë e Covid-it apo nëse është diçka tjetër, si alergjitë, ftohja ose gripi, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
“Ekziston një spektër i gjerë i ashpërsisë së kollës në Covid-19, nga kolla të lehta deri te ato të forta apo edhe sëmundje të rënda të mushkërive.
Mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis kollës së shkaktuar nga Covid-19 ose diçkaje tjetër”, thotë Dr. Nate Favini.
Megjithëse ai sugjeron që të “testoheni sa më shpejt të jetë e mundur” nëse keni një kollë të dyshimtë duke përfshirë këta faktor:
Nuk keni gëlbazë
Gjatë gjithë pandemisë, kollitja Covid shpesh është përshkruar si e thatë, që “zakonisht do të thotë kollitje pa gëlbazë”, thotë Dr. Favini.
Nuk keni simptoma të kruajtjes
Nëse shpesh e gjeni veten me një kollë, situata juaj e tanishme mund të mos jetë shqetësuese.
Për më tepër, “nëse po përjetoni një kollë në një kohë të vitit kur keni zakonisht alergji sezonale dhe shoqërohet me simptoma si kruarje, lotim të syve ose teshtitje, kjo situatë ju dërgon tek gjendja e alergjive të mundshme”, thotë Dr. Favini dhe jo Covid.
Keni ethe dhe ndiheni me dhimbje
Nëse kolla juaj është e shoqëruar me ethe ose dhimbje muskulore telefononi ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për të parë nëse duhet të testoheni për Covid.
Ju nuk mund të nuhatni ose shijoni ushqimet dhe pijet tuaja të preferuara
“Nëse keni një kollë me simptoma të tjera të Covidit si humbja e shijes ose erë, kjo do të rrisë gjasat që të keni Covid-19”, thotë Dr. Favini. /Gazeta Shneta/