Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë thotë vendimi i Qeverisë për 300 euro shtesë për punëtorët shëndetësorë

Lajme 02/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Kosovës më datën 5 korrik ka marr vendim që të shpërblejë punëtorët shëndetësorë në tre nivelet me nga 300 euro shtesë për dy muaj, korrik dhe gusht.

Në pikën 1.1 të këtij vendimi thuhet se shuma e aprovuar prej 300 eurove shtesë dedikohet vetëm për personelin publik shëndetësorë të cilët janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit në punë gjatë trajtimit të pacientëve me Covid, gjatë muajve korrik dhe gusht, shkruan Gazeta Shneta.

“Kriteret bazike dhe procedurat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për përfituesit e kësaj shtese të cilët kanë qenë aktiv në periudhën korrik-gusht, janë si në vijim: Mjekët të cilët janë marr direkt me trajtimin e pacientëve me Covid-19; dhe Infermierët dhe teknikët të cilët janë marr me trajtimin direkt të pacientëve me Covid-19”, thuhet në pikën 1.2 të këtij vendimi.

Vendimi ka përcaktuar se institucionet shëndetësore duhet t’i dorëzojnë listat në Ministrinë e Shëndetësisë bazuar në këto kritere. MSH javën që shkoi i ktheu mbrapsht listat e SHSKUK-së, me arsyetimin se nuk ishin në përputhje me vendimin e Qeverisë.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme listat janë dorëzuar sërish, pas takimeve që mbajti me sindikalistët drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi.

Sindikalistët e infermierisë thanë se këto lista janë përmirësuar, ndërkaq më vonë deklaruan sërish se në lista janë përfshirë të gjithë infermierët pa dallime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVaksina kundër COVID-19 arrin një pengesë të madhe, testimi përfundimtar në SHBA
Artikulli i rradhës Në Spitalin e Gjakovës 25 pacientë janë me oksigjeno terapi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.