Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina kundër COVID-19 arrin një pengesë të madhe, testimi përfundimtar në SHBA

Lajme 01/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një pjesë e shumë vaksinave eksperimentale kundër Covid-19 u testuan tek njerëzit dhe kjo  arriti pengesën e fundit dhe më të madhën.

AstraZeneca njoftoi të hënën se vaksina e parë ka hyrë në fazën e fundit të testimit në SHBA kurse kompania me bazë në Angli tha se studimi do të përfshijë deri në 30,000 të rritur, transmeton Gazeta Shneta.

Kurse dy vaksina tjera filluan testimin përfundimtar në këtë verë në dhjetëra mijëra njerëz në SHBA, një u krijua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe prodhuar nga Moderna Inc dhe tjetri i zhvilluar nga Pfizer Inc dhe BioNtech i Gjermanisë.

“Nëse vetëm një vaksinë hyn në fazën përfundimtare të provave tetë muaj pasi zbulohet një virus do të ishte një arritje e jashtëzakonshme, kurse të kesh tri vaksina deri në këtë pikë është më shumë se e jashtëzakonshme”, tha Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar në një deklaratë.

Drejtori i NIH, Francis Collins, shkroi në Twitter se agjensia e tij po mbështet disa prova vaksinash pasi që mund të nevojiten më shumë se një.

Zhvillimi i vaksinës, i njohur si AZD1222, po tregon rezultate të mira globalisht me provat e fazës së fundit në Britani të Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Provat e mëtejme janë planifikuar në Japoni dhe Rusi. Kjo vaksinë u shpik nga Universiteti i Oksfordit.

Por, sipas shkencëtarëve vaksinat e para që dalin ndoshta nuk do të jenë vaksinat më të mira. Sipas tyre, nuk ka asnjë garanci që ndonjë nga vaksinat do të ecë përpara sepse këto vaksina do t’u jepen njerëzve të shëndetshëm. Testimi përfundimtar, theksojnë ekspertët, duhet të jetë në një numër të madh njerëzit për të ditur nëse janë mjaft të sigurt për vaksinat masive.

Sipas tyre, shumica e kandidatëve po testohen me nga dy doza dhe kjo po merr kohë derisa po fitohet një përgjigje se si vaksina po funksionon. Në anën tjetër, ekspertët po vëzhgojnë nga afër zhvillimin e disa alternativave për të krijuar vaksina në formë të spërkatjes në hundë në mënyrë që të filloj testimi tek njerëzit gjatë këtij viti. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakShkarkimi vaginal gjatë shtatzanisë, çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Çfarë thotë vendimi i Qeverisë për 300 euro shtesë për punëtorët shëndetësorë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.