Çifti romantik, bëjnë iftar të vetmuar mbi një ndërtesë në Prishtinë (Foto)

2017-06-07 në ora 19:16

Burri kishte planifikuar gjithçka që të dashurës së tij t’ia shtroj një iftar të veçantë.

Në veturën e tij i ka organizuar të gjitha gjërat që i duhen për ta realizuar befasinë, shkruan Gazeta Shneta.

Tavolinën me dy karrige, pjatat dhe gotat, ushqimin, e mbase edhe hurmat për ta ‘prishur’ agjërimin.

E ka zgjedhur një vend që s’do ta mendonte askush. Ndërtesën e parkingut afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ai e parkoi veturën mbi çati, e shtroi tavolinën me ushqim dhe të vetmuar hëngrën iftarin.

Dikush u kujdes që me këto fotografi t’ua ruaj këtë kujtim të bukur.

Ky çift mund të quhet romantik, por edhe të devotshëm në besimin e tyre. /Gazeta Shneta/