Si pjesë e një serie të re javore, në bashkëpunim me Farmacinë Lloyds , një farmaciste e trajnuar i përgjigjet pyetjeve të së përditshmes ‘Daily Mail’ rreth presionit të gjakut..
Pyetje: A është më mirë të kontrolloni presionin e gjakut në kyç të dorës apo në muskulin e dorës?
Në mënyrë ideale të dy krahët duhet të kontrollohen dhe krahu me rezultat më të lartë përdoret më pas për leximet e mëvonshme – kjo nganjëherë referohet si krahu i referncës.
Presioni i gjakut luhatet dhe mund të ndikohetnga shumë gjëra, duke përfshirë ngrënien e tëprërt ose konsumimin e një kafe të fortë.
Për përdorimin e një monitoruesi të miratuar të gjakut fillimisht duhet të merrni pozicion duke u ulur me këmbët tuaja në një dysheme të sheshtë, më pas pushoni për tre deri në pesë minuta dhe pastaj lexojeni.
Nëse është shtypja e ngritur, testojeni atë përsëri në mëngjes dhe në mbrëmje çdo ditë për një javë, e në rast se nuk shihni përmirësim, vizitoni mjekun./Gazeta Shneta/