Shpesh herë ndikimi i ambientit shkollor dhe gjithashtu shoqërimi me nxënësitë mund të ndikoj negativisht tek fëmijët belbëzues.
Për këtë arsyje është i rëndësishëm krijimi i një mjedisi pranues dhe mbështetës për ta. Disa fëmijë, duke pasur frikë se mos tallen prej shokëve, evitojnë kontaktet verbale dhe vetizolohen nga shoqëria shkruan psikologjiadheshendeti , përcjell GazetaShneta.
Përpiquni
-Të mos e korrigjoni apo të mos e ndërprisni kur është duke folur; kërkojuni edhe të tjerëve të mos e korrigjojnë
-Të dëgjoni me durim çdo fjalë që thotë fëmija
-Të ruani kontaktin me sy, të mos e ndërprisni, ta injoroni belbëzimin e tij dhe t’i jepni shumë dashuri fëmijës
-Të mos i kërkoni t’i përsërisë ato që ka thënë ose ta ngadalësojë ritmin e të folurit
-Të flisni me fëmijën ngadalë dhe në mënyrë të qartë
-T’i jepni kohën e nevojshme për të përfunduar atë që po përpiqet të thotë
-Të reduktoni stresin dhe situatat që shkaktojnë dhe përkeqësojnë belbëzimin
-Ta përkrahni dhe t’i tregoni se e pranoni ashtu si është dhe ashtu si flet
-Strategji në ndihmë të mësuesit
Përshtatja e mjedisit
-Bëni rregullimet/modifikimet e nevojshme në klasë. Mjedisi fizik në klasë është shumë i rëndësishëm në procesin e nxënies për nxënësit me vështirësi në gjuhë dhe në komunikim.
-Uleni nxënësin në bankat e para, që të jetë pranë mësuesit dhe të ketë mundësi të kuptojë pyetjet dhe instruksionet e dhëna .
-Baza materiale është pjesë përbërëse e klasës. Materialet dhe mjetet didaktike mund t’iu përshtaten nevojave specifike të nxënësve.
-Përdorni skemat, imazhet, mjetet e tjera vizuale për të komunikuar me fëmijët.
Menaxhimi i sjelljes
-Punoni me fëmijët e tjerë, që të tregohen dashamirës kur fëmijët me probleme gjuhësore flasin.
-Mësoni më shumë për vështirësitë në gjuhë dhe në komunikim.
-Nxisni vetëbesimin e fëmijës. /psikologjiadheshendeti