Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, njëkohësisht edhe nënë e një djali, megjithëse i përket gjinisë femërore ajo ka deklaruar se nuk dëshiron që të ketë një vajzë gjatë jetës së saj.
Këtë pohim ajo e bëri në emisionin “Drekë me mua”, të cilën më pas e njoftuan nëpërmjet telefonit se i është larguar nga kursi i anglishtës.
“Fernando, në qoftë se kjo përsëritet prapë do marrësh dënim, do shkosh në kopësht me drekë”, i tha Çiljeta.
Pas këtij momenti, moderatorja Blerima Bombaj e pyeti këngëtaren nëse do i bëjë një motër ose vëlla Fernandos.
“Unë shoh veten si nënë çunash jo si nënë gocash.
E di pse nuk dua vajzë? Se dua që të më përkëdhelë gjithë jetën burri mua, jo të ma marre dashurinë goca pastaj”, u shpreh Çiljeta.