Zona ndërmjet vaginës dhe zorrës së trashë quhet perineum. Gjatë shtrëngimeve dhe procesit të lindjes, kjo zonë hapet madje mund edhe të çahet.
Dhimbjet do të jenë edhe më të mëdha nëse keni pasur epiziotomi (prerja e hyrjes së vaginës për të ndihmuar foshnjën të dalë jashtë).
Për të menaxhuar dhimbjen e perineumit, ju mund të bëni:
Ushtrimet Kegel. Këto ushtrime do t’i forcojnë muskujt në zonën e legenit, e cila ndihmon në shërimin e perineumit. Për t’i praktikuar këto ushtrime, shtrëngoni muskujt që ju përdorni për të ndaluar urinimin. Mbani muskujt e shtrënguar për 10 sekonda dhe pastaj lëshojini.
Vendosni një leckë të ftohtë në zonën perinale. Përdorni akull të mbështjellë me një leckë. Ju poashtu mund të blini lecka të gatshme të cilat i mbani në frigorifer.
Uluni mbi jastëk. Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë. Pastroni vaginën sa herë që shkoni në banjë.
Kjo do t’ju ndihmojë të parandaloni infeksionet kur epiziotomia juaj shërohet. Pyesni mjekun tuaj për medikamente që ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen.