Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqënie Sociale janë ulur sot kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Uninversitar të Kosovës, Aida Rexhepi, dhe UD. Drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu – Raçi, takimi i parë që nga emërimi i tyre.
Kryesuesja e Komisionit, Fatmire Kollqaku, kërkoi nga ajo t’i ngrisë dy çështje, listen e pritjes së pacientëve dhe furnizimin me barna.
Klinika e Onkologjisë ishte më së shumti ‘caku’ i diskutimeve sa i përketë furnizimeve me barna, UD drejtoresha e ShSKUK-së tha se ka keqmenaxhim, sa i përketë barnave. Ndërsa theksoi se është hera e parë që Qeveria ka ndarë më së shumti buxhet për furnizim me barna.
Kryesuesja e Bordit të ShSKUK-së, Aisa Rexhepi, thotë se erdhi në krye të bordit të ShSKUK-së, në njërën ndër periudhat më të vështira të shëndetësisë, pasi që emrimi i saj u bë në kohën kur vendi po ballafaqohej me fluks të lartë të të infektuarve me coronavirus.
Ajo theksoi se fillimisht qëllimi i saj ka qenë furnizimi i mjaftueshëm me oksigjen “Një ndër sfidat ka qenë sigurimi i oksigjenit, sfidë tjetër ka qenë sigurimi i personelit shëndetësor të mjaftueshëm, zgjerimi i kapaciteteve infrastrukturore. Sigurimi i pajisjeve mjekësore furnizimi me pajisje mbrojtëse për personelin dhe dezinfektimi”.
Për ‘problemet’ në Onkologji kryesuesja e bordit, theksoi se pajisja e brahiterapisë dy apo tre javë nuk ka funksionuar në Onkologji për shkak të vërshimeve të ujit muaj më parë “Për shkak të vërshimeve në onkologji dhe dy deri në tri javë nuk ka funksionu (brahiterapia) për shkak se është dashtë të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i ambientit”.
Diskutimi për shkarkimin – dorëheqjen e Valbon Krasniqit
Në mesin e çështjeve të cilat u diskutuan gjatë komisionit ishte edhe shkarkimi – dorëheqja e Valbon Krasniqit – ish drejtor i ShSKUK-së.
Nënkryetari i Komisionit, Armend Zemaj, ka kërkuar sqarim nga Kryesuesja e Bordit të ShSKUK-së, sic thotë ai, për shkarkimin e Valbon Krasniqit nga pozita si Drejtor i Shërbimit Spitalor.
Kundërpërgjigja për Zemajn erdhi nga kryesuesja e Bordit, e cila sqaroi se Kransiqi ka dhënë dorëheqje dhe se askush nuk e ka larguar.
“Është largu prej msyshit”, reagoi anëtari nga radhër e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Rexhepi.
Për shkak të diskutimeve e pyetjeve të adresuara nga anëtarët e komisionit karshi dy udhëheqësve të ShSKUK-së nxiti debat ndërmjet Zemaj dhe Kollqakut.
“Nuk jam VV që flisni me digitrona” reagoi Zemaj kundër Kollqakut e cila iu drejtua se është duke mbajtur ‘ligjerata’.
Në anën tjetër, Rexhep i bëri të ditur Zemajt se askush nuk e ka shkarkuar Krasniqin nga pozita e tij mirëpo ai ka dhënë dorëheqje.
Më tepër se një muaj, Krasniqi, pati dhënë dorëheqje pozita e tij në ShSKUK.
Gjatë këtij komisionin në rend të ditës ishin tre pika të rëndit të ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Takim me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj.Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj. Pranvera Zejnullahu- Raçi;
3. Shqyrtimi i peticionit nga OJQ – ,,Duka Vita’’
4. Të ndryshme.
Ndonëse diskutimi zgjatë për më tepër se tri orë pika e tretë e rendit të ditës nuk është diskutuar. /Gazeta Shneta/