Pacientët me fibrozë cistike që plotësojnë dietën e tyre me vitaminë C dhe vitaminën E, kanë rezultuar në një reduktim të inflamacionit të dëmshëm, sugjeron një studim i udhëhequr nga Universiteti Shtetëror i Oregonit.
Gjetjet janë të rëndësishme sepse më shumë se 160,000 njerëz në mbarë botën vuajnë nga fibroza cistike, e cila karakterizohet nga inflamacioni i mushkërive dhe akumulimi i mukozës që bllokon rrugët e frymëmarrjes, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Gjendja e shkurtimit të jetës shoqërohet me infeksion të vazhdueshëm të mushkërive dhe prek 40,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.
Rreth 1000 raste të reja diagnostikohen në SHBA çdo vit, shumica në pacientë të moshës 2 vjeç.
“Fibroza cistike është një sëmundje gjenetike që lidhet me rritjen e inflamacionit dhe si shumë sëmundje inflamatore, ajo vjen me një sasi të madhe stresi oksidativ”, tha Maret Traber nga Instituti Linus Pauling, e cila drejtoi studimin.
“Përveç stresit oksidativ, fibroza cistike karakterizohet gjithashtu nga probleme me përthithjen e yndyrës, e cila kufizon marrjen e vitaminës E, një antioksidant i tretshëm në yndyrë”, tha Traber.
Vështirësitë e pacientëve me përthithjen e yndyrës nënkuptojnë se ata duhet të konsumojnë sasi më të mëdha se zakonisht të vitaminave të tretshme në yndyrë si vitamina E, u shpreh Traber.
Pacientët kanë nevojë për të paktën 400 miligramë vitaminë E në ditë për të arritur përqendrime normale në gjak, tha ajo.
Në këtë studim, studiuesit shikuan nëse suplementet e vitaminës C mund t’i ndihmojnë pacientët të përdorin më mirë vitaminën E të përthithur.
Vitamina C mund të riciklojë format e oksiduara të vitaminës E dhe është gjithashtu e dobishme në zvogëlimin e aspekteve të stresit oksidativ të inflamacionit, tha Traber.
Pas 3 javësh e gjysmë të dozave ditore prej 1000 miligramësh të vitaminës C, pacientët në studim prireshin drejt përqendrimeve më të ulëta në gjak të një biomarkeri kyç të stresit oksidativ, malondialdehidit ose MDA, dhe gjithashtu drejt një ngadalësimi të eliminimit të vitaminës E nga qarkullimi i gjakut.
“Meqenëse vitamina E qëndron më gjatë, ajo mund të jetë në gjendje të depërtojë më mirë në inde dhe të mbrojë më mirë membranat qelizore nga stresi oksidativ”, tha Traber.
Përfitimet e gjetjeve, të publikuara në revistën Nutrients, nuk janë unike për pacientët me fibrozë cistike, vuri në dukje ajo.
Duhanpirësit, për shembull, zakonisht kanë probleme të lidhura me stresin oksidativ dhe mund të përfitojnë nga vitamina C shtesë dhe ndoshta vitamina E poashtu.
Pacientët me sindromën metabolike kanë gjithashtu probleme me vitaminën C dhe E. /Gazeta Shneta/