Hipnolindja është një metodë që shfrytëzohen truqet hipnotike, duke përgatitur një grua që të lind në mënyrë paqësore dhe pa ndjerë dhimbje.
Programi për këtë lloj lindje është ndërtuar rreth një procesi arsimor që përfshin frymëmarrje të veçantë, relaksim, vizualizim, praktikë meditative, vëmendje për të ushqyerit dhe tonizim pozitiv të trupit.
Dukesha, bashkë me dukën e Kembrixhit, princin William, kanë prezantuar princin e ri para të gjithëve.
Këtë metodë e përdori edhe Kate Middleton për të lindur fëmijën e tretë mbretëror.
Kjo është një teknikë e natyrshme që lehtëson dhimbjen dhe përgatit trupin e gruas në lindje, pa përdorimin e anestezisë ose ilaçeve. Kjo teknikë tepër e natyrshme u konceptua nga Marie “Mickey” Mongan vite më parë dhe tani praktikohet në mbi 45 vende të botës.
“Ne besojmë se çdo grua ka brenda vetes fuqinë për të nxjerrë dhe kanalizuar instinktet e saj natyrore në mënyrë që lindja të jetë më e mirë për veten dhe për fëmijën”, shpjegon Mongan në librin e saj mbi lindjet pozitive./pernenat.al/