Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çka është sëmundja e venave të zgjeruara dhe si njihet

Lajme 08/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruar nga Dr Valbon Gashi. Për kontakt klikoni KËTU.

Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër problemet më të përhapura shëndetësore të kohërave tona. Më së shumti paraqiten si pasojë e predispozicionit gjenetik por edhe si pasojë e mënyrës së jetesës. Kursi i sëmundjes së venave të zgjeruara varikoze është i tillë që është gjithmonë në progres e sipër dhe mund ta ndajmë në dy faza:

– Faza e parë (I), faza pa dhimbje, në të cilën nëpër lëkurë mund të vërejmë dhe të prekim nyjet (noduset), zgjerimet venoze. Në këtë fazë nuk ka dhimbje të theksuara ose enjtje dhe mu këtu duhet të fillohet me mjekim. Në të kundërtën, sëmundja përparon dhe hyn në

– fazën e dytë (II), faza e komplikimeve, në të cilën lajmërohen dhimbjet dhe të ënjturit e këmbëve (këmbë të lodhura), inflamacione të shpeshta dhe trombozë e venave e përcjellur me rrezikun e shkëputjes së trombit në qarkullimin venoz, pastaj komplikimet në formë të hapjes së plagëve në lëkurë, hiperpigmentimit të lëkurës (ndryshimi i ngjyrës së lëkurës).

Sot ekzistojnë shumë metoda të mjekimit të venave të zgjeruara varikoze. Në treg gjenden një numër i madh i preparateve (kremra dhe preparate të ndryshme), të cilat nuk japin kurrfarë rezultatesh, derisa nga ana tjetër, tek pacientët është e pranishme frika nga mënyra e deritashme e shërimit- intervenimit kirurgjik që bëhet me anestezion të përgjithshëm ose spinal.

Ndërhyrjet bashkëkohore pa dhimbje me radiofrekuencë, është përparësi e madhe dhe opsioni më i mirë terapeutik në mjekimin e venave të zgjeruara varikoze. Sot, nëpër tërë botën, aplikohet metoda e mjekimit të venave me radifrekuencë dhe laseri.

Përparësitë e intervenimit me radiofrekuencë

Në trajtimin dhe mjekimin e venave të zgjeruara varikoze, intervenimi me radiofrekuencë paraqet një revolucion që në masë të madhe zëvendëson metodat e deritashme klasike të operacionit kirurgjikal.

Në krahasim me metodën standarde kirurgjikale – operacioni i shkolitjes (stripping) së venës së madhe (Vena Safena Magna) – ndërhyrja me radiofrekuencë ka shumë përparësi.

Operacioni klasik i shkolitjes (stripping) dhe flebektomise kryhet me anestezion të përgjithshëm dhe bazohet në heqjen fizike ose shkolitjen e venës së zgjeruar varikoze, me ç’rast krijohet një hematomë e madhe nënlëkurore që dhemb shumë, reabsorimi i të cilit përcillet me ënjtje, zgjatë më shumë se një muaj. Pas ndërhyrjes, në vendin e prerjes kirurgjikale, mbesin vragat e përhershme.

Për dallim nga ndërhyrja standarde, intervenimi me radiofrekuencë (RF), siguron një procedurë mjekuese pothuajse pa dhimbje, është shumë preciz, pacientët e lëshojnë klinikën menjëherë dhe mund t’u kthehen aktiviteteve të përditshme, poashtu menjëherë. Nuk ka prerje kirurgjikale, vraga postoperative, por edhe as dhimbje, ndërsa periudha e rehabilitimit nuk zgjat më shumë se dy ditë.

 

Si duket intervenimi në vena me radiofrekuencë (RF)

Përmes gjilpërës, në venë vendoset një sondë e hollë e cila bartet deri te vena e zgjeruar. Funksioni i sondës me radiofrekuencë (RF) është prodhimi i një sasie të madhe të energjisë termike, e cila menjëherë bënë tharjen e pjesës së sëmurë të venës, dhe e kthen atë në një shirit të hollë fibrotik të cilin do ta reabsorbojë organizmi. Pas intervenimit, varicet e dukshme dhe venat e zgjeruara, menjëherë zhduken. Radiofrekuenca (RF) mundëson ngjitjen e dy mureve venoze, trombozimin dhe sklerotizimin e tyre, ndërpret zhvillimin e sëmundjes dhe pengon rrezikun nga komplikimet e mundshme.

Venat tjera të shëndosha, të cilat ishin të stërngarkuara, tanimë shkarkohen. Kapaciteti i tyre në raport me qarkullimin e gjakut në këmbë, në moment, është shumëfish më i madh dhe në gjendje për të përmbushur të gjitha nevojat e organizmit.

Metoda Clarivein – Cilat janë benefitet e saj

ClariVein® (MOCA) është metoda me e re, revolucionare për trajtimin e venave varikoze. Shpejt, thjesht pa dhimbje rezultatet e njejta me metodat tjera bashkëkohore.

Kosova – VENOMED PLUS – ka filluar me ketë metodë revolucionare dhe hynë në një nder vendet e para ne Evropën Juglindore që ka filluar të aplikojë ketë metodë.

Benifitet e ClariVein® (MOCA)

Shpuarjet e shumta nuk janë te nevojshme

Shumë më pak mavijosje në krahasim me metodat tjera

Rezultatet janë te menjëhershëme

Mund ti ktheheni aktiviteteve po te njëjtën dite

Kontakt te vazhdueshëm me Doktor Valbon Gashi

PROCEDURA VARICLOSE, një nga metodat më të sofistikuara

Është një procedurë e re e zbuluar pra tri viteve. Është një ndër metodat më të  sofistikuara në trajtimin e venave varikoze(të zgjeruara).

Përndryshe në zhargonin amerikan quhet edhe Treatment During Lunch Time(trajtimi gjatë pushimit te drekës). Kualiteti i jetës është në nivelin më të lartë. Trajtimi zgjat më së shumti 20-30 min dhe mbas saj nuk ke nevojë për çorapë komprimuese (që është shumë e bezdisshme) dhe vazhdon aktivitetet po të njëjtën ditë. Estetika e këmbës dukshëm përmirësohet. Metoda e trajtimit – Me një gjilpërë futemi në venën e zgjeruar dhe të dëmtuar.

Mbas saj futet një tel i hollë dhe përmes telit futet kateteri deri ne 3 cm nga vena e thellë. Kateteri lidhet me një pistoletë në të cilën gjendet super ngjitësi(super glue). Me pistoletë e bëjmë  aplikimin e ngjitësit në venën e zgjeruar me tërheqje shumë të ngadalshme. Mbas 5 minutave e gjithë vena tkurret dhe mbyllet ne tërësi. Kështu përfundon procedura dhe pacienti ngritët ne këmbë dhe kontrollin e parë e benë mbas dhjetë ditë.

Nëse krahasohet me  metodat Laser dhe Radio frekuenca te kjo metodë nuk ka nevojë anestezion lokal përgjatë tërë venës që duhet trajtuar.

Procedura është e shpejtë shumë pak e dhimbshme dhe rezultatet janë të menjëhershme.

 

Artikulli paraprakUdhëzues për prindërit: Kujdesi dentar te fëmijët
Artikulli i rradhës Si të masazhoni bebin tuaj, metoda që çdo nënë duhet t’i dijë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.