Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çka është sindroma e kokës së sheshtë te foshnjat?

Jetë 22/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebet lindin me koka të buta në mënyrë që të lejojnë rritjen e mrekullueshme të trurit që ndodh në vitet e para të jetës.

Në këtë mënyrë kokat e tyre ‘brumosen’ ngadalë. Kalimi i fwmijws në kanalin e lindjes mund të bëjë që koka e një të sapolinduri të duket me majë ose tepër e gjatë. Kështu është normale për kafkën e një foshnjeje, e cila pwrbëhet nga disa kocka tw cilat me kohwn shkrihen me njëra tjetrën, të jenë pak të çuditshme në formë ditët e para ose javët e para të lindjes.

Por nëse një fëmije zhvillon një pjesë të sheshtë në pjesën anash kokës ose mbrapa, kjo mund të jetë sindroma e kokës së sheshtë. Kjo sindromë zakonisht zhvillohet kur foshnja fle në të njëjtin pozicion pjesën më të madhe të kohës, ose për shkak të problemeve me muskujt e qafës.

Ky problem nuk dëmton zhvillimin e trurit dhe për fatmirësisht nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Praktika të thjeshta si ndryshimi i pozicionit të fëmijës dhe mbajtja në dorë mund të ndihmojnë.

Shkaqet
-Shkaku më i zakonshëm i kokës së sheshtë është pozicioni i fjetjes së foshnjës. Për shkak se të sapolindurit flenë për shumë orë mbi kurriz, koka ndonjëherë sheshohet në një pjesë. Vendosja e fëmijës gjatë ditës në vende si: ndenjësja e bebit në makinë, mbajtwset, karrocw e rrit problemin gjithashtu.

-Foshnjat që kanë lindur parakohe janë më të predispozuar të kenë një kokë të sheshtë. Kafka e tyre është me e bute se e fëmijëve që kanë qëndruar 9 muaj në uterusin e nënës. Fëmijët e parakohshëm kalojnë një kohë të gjatë shtrirë, pa lëvizur, për shkak edhe të nevojave mjekësore dhe brishtësisë së tepërme pas lindjes, që zakonisht kërkojnw të qëndrojnë në njësinë e kujdesit intensiv.

-Një foshnjë mund të fillojë të zhvillojë këtë sindromw para se tw lindw, nëse presioni i pelvisit të nënës bie mbi kafkën e foshnjës, ose në rastin kur janë binjakë. Në fakt, shumë foshnja të lindura në lindje shumëfishe kanë kafka që kanë pjesën e sheshtë tek i njwjti vend.

-Lidhja e fëmijës në djep shkakton këtë sindromë gjithashtu. Foshnjat e lidhura e kanë të vështirë të lëvizin kokën për shkak të muskujve të shtrënguar të qafës në një anë të saj.

-Shumë foshnja që kanë filluar më sindromën e kokës së sheshtë mund të zhvillojnë tortikolis (qafë të shtrembër). Për arsye se kërkon shumë energji për ta të kthejnë kokën, fëmijët që e kanë shumë të theksuar pjesën e sheshtë, tentojnë të qëndrojnë në atë pozicion, kështu që qafa e tyre ngurtësohet për shkak të mospërdorimit.

Trajtimi
Nëse foshnja juaj ka këtë sindromë shkaktuar nga qëndrimi shtrirë, ka shumë gjëra që ju mund të bëni:

Ndryshoni pozicionin e kokës së foshnjës ndërsa ai /ajo fle. Mbajeni foshnjën më shpesh në dorë. Praktoni mbajtjen mbi stomak (bark) kur ai/ajo është zgjuar gjatë ditës. Mund t’i praktikoni disa ushtrimi të thjeshta, por që kanë nevojë për instruktor.

Artikulli paraprakDy ditë pas lindjes, Elitës i ndodh e çudia qesharake me djalin
Artikulli i rradhës Shtretit ku flejnë bebet janë të rrezikshëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.