Në listën e mëposhtme, ne kemi paraqitur disa ushqime të cilat duhet konsumuar gjatë syfyrit, me qëllim të agjerimit sa më të lehtë gjatë ditës në vijim.
Hani pak fruta që janë të pasura me ujë (shalqi, ananas, pjepër, portokall…).
– Pini pak ujë me kokos ose ujit shtoni lëng të shtrydhur nga limoni apo portokalli.
– Konsumoni pak lëng frutash natyral që e bëni vet në shtëpi. Në këtë mënyrë do ta mbani nivelin e sheqerit në gjak.
– Çdo ditë gjatë syfyrit pini nga gjysmë litre ujë.
– Konsumoni proteina që trupit do t’i sigurojnë më shumë ushqime vitale (2 vezë, 100 gram djathë, 250 ml jogurt…).
– Ushqimit tuaj shtoni një sasi të vogël të gjalpit ose Kokosit. Yndyrat ngadalësojnë metabolizmin e sheqerit dhe kështu më gjatë e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak.
– Shmangeni kafenë në syfyr. Kofeina sjell dehidrimin dhe largimin e lëngjeve nga trupi, andaj mund të ndjeheni keq gjatë ditës.
– Shmangeni marjen e tepërt të drithërave dhe bukës. Karbohidratet e përpunuara çojnë në rënien e shpejtë të energjisë dhe sheqerit në gjak.
– Shmangeni ëmbëlsirat në syfyr sepse ato çojnë në rënien e energjisë dhe disponimit gjatë ditës.
– Konsumoni ushqime të lehtë dhe mos e ngarkoni trupin tepër. Jepni trupit tuaj atë që ka nevojë jo atë që sytë dhe stomaku dëshirojnë.