Një studim i ri sugjeron se konsumimi i çokollatës së zezë mund të ketë përfitime të rëndësishme për shëndetin dhe procesin e plakjes. Përbërësi kryesor, teobromina, është lidhur me përmirësimin e funksioneve qelizore.
Studiuesit zbuluan se individët që konsumojnë rregullisht çokollatë të zezë kanë shenja të plakjes biologjike më të ngadalshme krahasuar me ata që nuk e konsumojnë atë. Efekti lidhet me vetitë antioksiduese të saj, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sasia është kyçe dhe se çokollata duhet të jetë me përqindje të lartë kakaoje dhe pa sheqer të tepërt.
Studimi nënvizon se, përveç dietës, stili i jetesës dhe aktiviteti fizik mbeten faktorë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit afatgjatë./Gazeta Shneta/


